LIVE UPDATES
Aktualitet

I burgosur për vrasjen e Xhuljano Prelës, LETRA e Hysës: S’jam unë autori! Komisariati i Kurbinit dhe Lezhës e mbajnë autorin të fshehtë

Redion Hysa deklaron se e kanë kontrolluar 6 ose 7 herë para se të arrestohej, e se nuk i kanë gjetur asgjë për ta lidhur me këtë vrasje.

11 Prill 2023, 13:16 Nga A.B
I burgosur për vrasjen e Xhuljano Prelës, LETRA e Hysës:
Xhuljano Prela

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike një letër që i ka mbërritur. Letra mban nënshkrimin e Redion Hysës, i dënuar në burgun e 'Shën Kollit', si autor i dyshuar për vrasjen e Xhuljano Prelës. Hysa, thekson në nisje të letrës së tij se është dënuar padrejtësisht. Ai shton se e kanë kontrolluar 6 ose 7 herë para se të arrestohej, e se nuk i kanë gjetur asgjë për ta lidhur me këtë vrasje.

Në fund, ai denoncon Komisariatin e Kurbinit dhe të Lezhës, që sipas tij janë në dijeni të autorit të vërtetë mirëpo e mbajnë të fshehur. 

LETRA NGA BURGU E REDION HYSËS

Përshëndetje znj.Klodiana Lala uroj të jesh mirë. Unë që po të shkruaj këtë letër, jam Redion Hysa, banues në Milot-Kurbin, i datëlindjes 17.05.2001, po ju shkruaj nga IEVP Lezhë burgu “Shën Koll”. Po të drejtohem me këtë letër për arsye se ka një vit që jam burgosur padrejtësisht. Me akuzojnë për një vrasje të një efektivi policie Xhuljano Prela. Prokuroria e Lezhës po më akuzon për një vrasje të cilën se kam bërë unë. Përpara se të më arrestonin, kanë kryer kontroll në banesën time rreth 6-7 herë, ku kontrolli ka qenë i imtësishëm dhe nuk është gjetur asgjë. Me datë 29 dhjetor 2020 policia ka ardhur për kontroll dhe unë janë drejtuar drejt e të një bot me ujë, që ndodhet në një soletë të vogël ku në të u gjetën dy armë, të cilat unë nuk isha në dijeni për to, që ndodheshin të shtëpia imë. Sa për dijeni ai bot uji ka qenë dhe i tejdukshëm dhe ishte fare e lehtë për t’u parë. Një ditë më para që ishin kontroll dhe kontrolluan aty ku ndodhet boti i ujit.

Më datë 29 dhjetor 2020, kur më arrestuan në shtëpi ndodhej edhe djali i xhaxhait, i cili ka qenë mysafir për darkë dhe e arrestuan bashkë me mua. Me sa kam kuptuar unë, ato armë janë hedhur nga dikush, i cili ka informuar edhe policinë.

Prokuroria e Lezhës nuk ka asnjë provë që unë të rezultojë në këtë vrasje, përveç faktit të këtyre armëve që më kanë hedhur në pronën time.

Sipas informacionit që kishte policie, që aty ndodheshin ato armë, nëpërmjet një sms-je, që është dërguar te stacioni i policisë Kurbin dhe asnjëherë nuk është faktuar ky numër nga ka ardhur sms-ja. E kam kërkuar këtë person disa herë të ballafaqohem, por asnjë nuk me jep informacion rreth kësaj dhe prandaj kërkoj ndihmën tënde që të faktohen provat, pasi po me mbërthejnë dhe akuzojnë për një vrasje që se kam bërë dhe as nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Gjendja ime ekonomike është shumë e rënduar dhe skam asnjëri që të merret me këtë çështje, për arsye të një rasti tragjik të jetës time.

Fatkeqësi aksidentale me vdiqën nëna dhe babai. Motra e vogël e mitur jeton tek dajat si dhe vëllai që kam mezi po mbijeton. Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua do të ma marrë shteti, padrejtësisht. Prandaj po ju drejtohem juve, e vetmja shpresë që kam, që të mendosh si për fëmijet e tu, në këto kushte që jam të më ndihmosh për zbardhjen e kësaj ngjarje, që po rëndon mbi mya. Do tju jem mirënjohës për gjithë jetën. Sipas informacionit që kam Komisariati i Kurbinit dhe Lezhës, disponojnë fakte reale lidhur me këtë ngjarje dhe autorin i cili e ka bërë krtë krim, por e mbajnë në fshehtësi, sepse dikush është i lidhur dhe inkriminuar me këta persona.

Me respekt, Redion Hysa

Xhulio Prela u vra mëngjesin e 5 dhjetorit të 2020 në zonën e njohur si “Gajush”, në afërsi të Lezhës. Prela është ‘përplasur’ me drita makinash me një mjet fuoristradë ku udhëtonte ‘misteriozi’, dhe ka marrë të shara e ofendime nga ky i fundit. Efektivi i FNSH-së ka ecur disa metra, pas është kthyer mbrapsht dhe i është vënë pas mjetit në fjalë, ka ulur xhamin e djathtë të makinës dhe me armën e shërbimit në dorë ka kërkuar llogari nga personi që kishte përballë. Sherri ka agravuar në përdorimin e armës nga personi që ende nuk i dihet identiteti, i cili e ka qëlluar tre herë Prelën, nga ana e djathtë, duke bërë që plumbi t’i shkojë në zemër e t’i marrë jetën efektivit. E ndërsa efektivi i FNSH-së nuk ka arritur ta përdorë dot armën e tij, e cila është gjetur poshtë sediljes së pasagjerit të mjetit të tij “Wolkswagen Passat”. Më pas, autori është larguar duke lënë pas policin e vdekur. Nikoll Sherrniku, i arrestuar për vrasjen e efektivit ka mohuar autorësinë në këtë ngjarje. 

xhulio prela redion hysa

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë