13 Shkurt 2024, 09:46
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
VLORË- Një 39-vjeçar në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor "Part of".
Henerik Boba (Ermal Hitaj), i cili u arrestua në lagjen "10 korriku", ishte dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Part of”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 39-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Part of”.
Gjatë operacionit, në lagjen “10 Korriku”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç.
Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
henerik boba erma hitaj
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 09:27
r.ll
altin coku
TIRANË- Kamza u trondit mbrëmjen e së shtunës nga vetëvrasja e 27-vjeçares në rrugën Teuta, në rr...
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 09:06
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në një lokal në Mullet, pasi lëvizte i ...
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 08:59
N.F
Alger Çepele
ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet angleze pasi u kap brenda nj...
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 09:02
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëmnë aksin "Fier-Ballsh", ku dy automjete janë p...
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 08:42
N.F
Policia
VLORË- Dy tër rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhrur pasi ata ki...
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 07:27
r.ll
kryeministria
TIRANË- Qeveria shqiptare ka bërë hapa para me digjitalizimin e shërbimeve qeveritare, por është më pak tr...
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, sidomos në vitet pas pandemisë...
Aktualitet
13 Shkurt 2024, 07:12
N.F
Moti
TIRANË- Ditën e Martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Dita e sotme pritet të pasohet me re...
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 22:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Në këtë pjesë të emisionit “Stop” solli rrëfimin e një pacienti ...
Aktualitet
12 Shkurt 2024, 21:58
S.N
Klodiana Lala
KAMËZ- 27-vjeçarja që i dha fund jetës duk u hedhur nga pallati ditën e djeshme, kishte më shumë...