Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës pasi lëvizte i armatosur
Sipas njoftimit të policisë mësohet se, ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
30 Mars 2026, 09:03Nga D.S
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se, ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu njoftojnë se Endrin Varaku ishte pasagjer në automjet, ndërsa nisi procedimi penal edhe për shoferin e makinës, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë.
Njoftimi i policisë:
"Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.",njofton policia./Dosja.al