LIVE UPDATES
Aktualitet

I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti/ Trondit motra e Xhuana Nikollit: E ndiqte gjithë kohës...

Marjana Kalaj, nuk mundi ta shikojë të gjallë motrën e saj Xhuanën ndërsa ajo po lëngonte në shtratin e spitalit në momentet e fundit të jetës së saj.

19 Maj 2026, 20:12 Nga E. D

I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti/ Trondit motra e

“Unë kam qenë në Itali kur më ka lajmëruar mamaja. Më tha Xhuana nuk është mirë në spital. Po pse mam çka Xhuana. Nuk e di se çfarë ka kaluar atë natë, sepse nuk e kam gjetur të gjallë”.

Ky është rrëfimi tronditës për emisionin “Në Shënjestër”, i një motre për të motrën e saj e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike, mëngjesin e datës 10 Mars, duke pirë fotoksinë, pas dhunës mizore që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti, njeriu me të cilin ishin lidhur që në bankat e shkollës dhe kishte projektuar një jetë të lumtur. Por që me kurorëzimin në martesë, lidhja ishte kthyer në një ferr të pambarimtë, që e kishte përndjekur nga pas edhe pas ndarjes.

Marjana Kalaj, nuk mundi ta shikojë të gjallë motrën e saj Xhuanën ndërsa ajo po lëngonte në shtratin e spitalit në momentet e fundit të jetës së saj. Një jetë e ndërprerë në mes siç ajo thotë nga njeriu që Xhuana kishte zgjedhur të ndërtonte ëndrrat e saj, si çdo vajzë në atë moshë.

Një ngjarje e cila edhe sot fsheh shumë mistere, ndërsa bashkëshorti i Xhuanës, Eraldo Fizi, vazhdon të jetë në arrati.
Xhuana e cila ishte vetëm 25 vjeç, kur i dha fund jetës, por që pas la një letër, si dëshmi të dhunës që Eraldo shkaktoi mbi trupin e saj. Atë natë ku nga sa kuptohet ata ishin bashkë në një apartament të marrë me qira nga Xhuana në Tiranë, me qëllimin për t’u sqaruar, por që mesa duket biseda midis tyre përfundoi në dhunë dhe më tej në aktin final të vetëflijimit nga 25 vjeçarja.

“Xhuana punonte çdo ditë, ai nuk punonte dhe sikur përjetoi një gjendje shumë të rëndë nga ky ambient toksik dhe vendosi të ndahej se nuk shkonte më marrëdhënia siç duhej”, deklaron Marjana Kalaj.

Sipas rrëfimit të motrës Marjana, Xhuana dhe Eraldo kishin vite që njiheshin. Madje që nga koha e shkollës dhe kjo i kishte bërë të ishin bashkë. Një dashuri e cila dukej e pacënueshme nga asgjë dhe që në vitin 2025 u kurorëzua në martesë. Por pikërisht këtu gjithçka ndryshoi në sjelljen e Eraldos.
Marjana tregon se ai filloi të bëhej agresiv dhe kjo solli kontradiktat e para dhe të thella midis tij dhe së motrës Xhuanës. Një faktor i rëndësishëm në helmimin e kësaj marrëdhënie u bë edhe familja e Eraldos, e cila sipas Marjanës, nuk e mbështeti Xhuanën.
Një tjetër arsye e ndarjes së tyre të shpejtë u bë edhe jeta me vese e Eraldos, që po ndikonte në ekonominë e tyre të re si çift.

“Ka 7-8 vite që janë njohur. Pas një lidhje të gjatë u martuan. Mirëpo kur u martuan filluan problemet e shumta në familjen e Eraldos. Familja e Eraldos nuk e mbështeti. Pati dhunë psikologjike nga vjehrra. Ish- bashkëshorti vazhdoi jetën e tij të natës, të bixhozit”, shprehet ajo

Do të ishin pikërisht këto probleme që çuan Xhuanën në vendimin për t’u ndarë nga Eraldo dhe për të vazhduar jetën në Tiranë. Një vendim që sipas Marjanës, nuk u mor nga Xhuana për t’u ndarë përfundimisht nga Eraldo, pasi ajo e donte atë. Por për t’i dhënë kohë atij të reflektonte mbi të gjitha arsyet që e kishin kthyer marrëdhënien e tyre të re martesore në në një marrëdhënie toksike.
Por dhe për t’i dhënë një kuptim tjetër jetës së saj profesionale.
Kjo pasi Xhuana kishte përfunduar studimet për jurisprudencë dhe ishte profilizuar në noteri. Profil që kërkonte ta ushtronte.
“Dhuna psikologjike ka qenë por Xhuana e donte shumë dhe shpresonte që ai do të ndryshonte. Duke kaluar koha ajo mendonte se edhe kur të ndaheshin ai do të bashkohej. Xhuana jetonte me me shpresën se ai do të kishte një ndjenjë të madhe për të dhe do të jetonin bashkë, por ai ndryshoi totalisht. U bë shumë agresiv”, tha ajo.

Do të ishte pikërisht kjo sjellje agresive e Eraldos, e cila sa do të vinte dhe do të bëhej më e pranishme në marrëdhënien e tij me Xhuanën, të cilën mesa duket ai e konsideronte si një pronë të tij të fituar që nga bankat e shkollës. Arsyeja për të cilën ai nuk e mirëkuptoi kurrë vendimin e Xhuanës për të lënë Lezhën dhe për t’u vendosur në Tiranë.

Ku ajo kishte menduar që shkëputja e Eraldos nga gjiri toksik familjar ku ishte rritur, mund t’i jepte atij reflektimin e duhur se si duhet ndërtuar dhe mbajtur një marrëdhënie e re martesore.

“U bë shumë dhunues me fjalë. Nuk reshti së ndjekuri motrën deri sa natën e fundit që e kemi marrë vesh që motra dha jetën nga dhuna e tij. Dhunë barbare, dhunë që nuk e di se si ka vënë dorë te motra ime. Tre muaj pas martese që përjetoi këtë dhunë psikologjike, këtë ambient toksik te familja e burrit. Nuk gjente rehati. Dhe mendonte që ndoshta të dy të ndarë do fillonte një jetë e re në Tiranë sepse motra erdhi në Tiranë për arsye pune. Të gjente veten në profesion me shpresën që jeta e saj do ishte shumë më bukur, por ai nuk e la të qetë. Ndoshta nga xhelozia e tepërt, ndoshta nga idea që motra po ndihej mirë në Tiranë, do fillonte një punë notere në profesionin e saj dhe nuk e dimë akoma pse ai ushtroi dhunë ndaj motrës sonë”, shprehet Marjana.

Sikundër Marjana rrëfen, Eraldo nuk e la të qetë Xhuanën as në Tiranë. Aty ku ajo ishte zhvendosur fillimisht te motra e saj dhe më pas kishte marrë një apartament me qira bashkë me një shoqen e saj. Por pa e menduar se më e keqja ende nuk kishte ardhur dhe se do e përcillnin motrën e tyre për herë të dytë të veshur me fustanin e nusërisë, por këtë herë të veshura me të zeza./Në Shënjestër

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë