Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një prononcimi për mediat pas seancës, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se ky është një vendim dhe një hap shumë i rëndësishëm, i cili sipas tij vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rikthyer ditën e sotme për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. Më parë për këtë çështje SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata. Me vendimin e sotëm GJKKO i kërkoi SPAK të vijojë hetimet për Irena Gjokën dhe i caktoi 20 detyra hetimore që duhet të kryejë brenda 6 muajve.
Gjatë një prononcimi për mediat pas seancës, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se ky është një vendim dhe një hap shumë i rëndësishëm, i cili sipas tij vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës. Gjokutaj tha se GJKKO, ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet elementare, ndërsa theksoi se janë mbi 20 kërkesa që gjykata i’a ka vënë SPAK-ut për t’i kryer në një hark kohor gjashtëmujor.
Sipas tij, t’i vësh mbi 20 detyra SPAK-ut për t’i kryer, nuk është e paprecedentë, por do të thotë që këto janë të domosdoshme për t’u kryer. Avokati deklaroi se pyetja e gjyqtares Irena Gjoka ishte bërë në shkelje të procedurës, pasi procesverbali nuk ishte firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore.
Deklarata e plotë:
Në lidhje me kërkesën për pushim të SPAK-ut për gjyqtaren Irena Gjoka, në mënyrë të përmbledhur, gjykata ka konstatuar se nga ana e SPAK-ut nuk janë kryer hetimet më elementare. Janë mbi 20 kërkesa, detyra që gjykata i’a ka vënë SPAK-ut për t’i kryer në një hark kohor gjashtëmujor. Dhe janë veprime, veprime thelbësisht të domosdoshme, që duke nisur që nuk kanë pyetur kallëzuesit, nuk kanë pyetur Irena Gjokën sipas ligjit sepse ajo ka firmosur dhe s’ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore.
Dhe pastaj, detyrat e gjykatës shtrihen në drejtim të organeve të qeverisjes së gjyqësorit, KLGJ-së, ILD-së, që të merren të gjithë këto korrespondenca deri në të dhëna në lidhje me pikat kufitare. Pra, në një interpretim të zgjeruar dhe është një vendim, unë e quaj një vendim serioz, sepse vë pikërisht ato detyra që shkojnë drejt zbulimit të së vërtetës. Atë të vërtetë të cilën SPAK-u, me një të rënë të lapsit, u mundua që ta fshehë.
Ky është një vendim i cili është një hap shumë i rëndësishëm në lidhje me kallëzimin tonë dhe as më shumë dhe as më pak, gjykata kërkon që kallëzimit tonë t’i jepet përgjigje dhe jo të mbyllet, që e pushoj unë çështjen sepse ashtu mendoj unë.
Nuk është çështje bindjeje personale, këtu është çështje provash, ka një objekt të caktuar kallëzimi dhe gjykata e rivendosi në shina këtë proces duke detyruar SPAK-un që të kryejë këto veprime të domosdoshme pa të cilat ai nuk mund të konkludojë drejt në lidhje me përgjegjësinë e gjyqtares Irena Gjoka.
Prokuroria nuk mori pjesë në asnjë seancë, por Prokuroria u mjaftua me kërkesën me shkrim që kishte depozituar për pushimin e procedimit penal. Sa për dijeninë tuaj, Prokuroria e ka filluar si procedim pa emër personi të regjistruar dhe në fund e pushon mbi bazën e dispozitës që pushohet për të pandehurit.
Pa e marrë të pandehur, e kuptoni se çfarë ngërçi procedural është kjo? Po megjithatë, unë mendoj që vendimi i Gjykatës i jep një përgjigje ligjore, e cila zbulon shumë anë të kësaj çështjeje, por në fund të fundit, ajo që është kryesorja, e vë SPAK-un para përgjegjësisë që ta hetojë këtë çështje e cila është një nga çështjet më të rëndësishme sa i përket jo vetëm hetimit, por edhe integritetit të GJKKO-së edhe mënyrës se si gjykohet dhe hetohet në raste të tilla.
Shiko, SPAK ka kryer vetëm pyetjen e Irena Gjokës edhe atë nuk e ka firmosur oficeri i policisë gjyqësore. Janë, mbi 20 detyra, sepse e dha në mënyrë të përmbledhur dhe nuk e disponojmë dot. Ne nuk e disponojmë vendimin, në një afat shumë të shkurtër na tha gjykata, do ta kemi vendimin të arsyetuar dhe atje do t’i kemi një për një detyrat që gjykata i ka vënë.
Por, një sasi e tillë detyrash është nga gjithë praktikat që kemi parë, t’i vësh mbi 20 a 30 detyra SPAK-ut për t’i kryer, nuk është e paprecedentë, që do të thotë që këto janë të domosdoshme për t’u kryer dhe dosja ka ardhur, me dy fletë.
Kjo është një mungesë profesionalizmi do ta quaja (në një rast tjetër) por në rastin konkret nuk flitet për mungesë profesionalizmi, është një llogore tjetër e gjyqësorit edhe e qeverisë së gjyqësorit, siç kanë vazhduar KLGJ-ja e ILD-ja që heshtin, edhe SPAK-u ndoqi të njëjtën rrugë që mori mbrojtjen e Irena Gjokës në KLGJ dhe e ktheu në vendim pushimi.
Gjyqtarja Gjoka u kallëzua nga Partia Demokratike me pretendimin se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë. Sipas SPAK, procesi ndaj saj është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit./Dosja.al
foto ilustruese KURBIN- Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në Kurbin. Blutë bëjnë me dije se dy personat tentua...
Foto ilustruse TIRANË- Aktiviteti i subjektit SORI-AL pas helmimit të studentëve, në Akademinë e Sigurisë në Sauk &...
foto ilustruese KURBIN- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi t&e...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar këtë të martë çmimet e karburanteve në vend....
Irena Gjoka TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës së Posaçme për të rikthyer për ...
Foto ilustruse ZVICRA- Autoritetet zviceriane kanë ngritur alarmin se mafia shqiptare po pushton Zvicrën. Mediat zviceriane shkruajnë se&nbs...
Me inovacionet që REHAU i prezantoi në Frontale 2026, panairin kryesor tregtar në botë për dritare, dyer dhe fasada, ARTEVO po forcon...
Foto ilustruse SHKODRA- Murtaja e bagëtive është rikthyer në qytetin e Shkodrës, e cila deri më tani ka prekur rreth 20 krer&...
Irena Gjoka TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rikthyer sot për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. M...
TIRANË- Eduart Merkaj është emëruar në krye të Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB). Ky in...