Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte personi që shoqëronte të kërkuarin.
KURBIN- Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në Kurbin. Blutë bëjnë me dije se dy personat tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales dhe si pasojë janë neutralizuar dhe arrestuar. Mësohet, se njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa personi tjetër që e shoqëronte ishte i armatosur.
Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte Amadeo Fufi, që shoqëronte të kërkuarin. Në njoftimin zyrtar thuhet, se Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur Leonard Demën, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas. Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi që e shoqëronte ishte i armatosur. Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte shtetasi që shoqëronte të kërkuarin.
Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.
Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Aktiviteti i subjektit SORI-AL pas helmimit të studentëve, në Akademinë e Sigurisë në Sauk &...
foto ilustruese KURBIN- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi t&e...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar këtë të martë çmimet e karburanteve në vend....
Irena Gjoka TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës së Posaçme për të rikthyer për ...
Foto ilustruse ZVICRA- Autoritetet zviceriane kanë ngritur alarmin se mafia shqiptare po pushton Zvicrën. Mediat zviceriane shkruajnë se&nbs...
Me inovacionet që REHAU i prezantoi në Frontale 2026, panairin kryesor tregtar në botë për dritare, dyer dhe fasada, ARTEVO po forcon...
Foto ilustruse SHKODRA- Murtaja e bagëtive është rikthyer në qytetin e Shkodrës, e cila deri më tani ka prekur rreth 20 krer&...
Irena Gjoka TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rikthyer sot për plotësim hetimesh dosjen në SPAK të gjyqtares Irena Gjoka. M...
TIRANË- Eduart Merkaj është emëruar në krye të Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB). Ky in...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, në fshatin Damjan në Tiran&...