LIVE UPDATES
Aktualitet

“I hapëm dyert me forcë”/ BIRN: Mbi 80% e ashensorëve në Shqipëri janë jashtë kontrollit

Orlando është vetëm një nga shumë banorë të Tiranës, që ka përjetuar frikën e bllokimit në ashensor. Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikëseve dhe pjesmarrës në qindra operacione shpëtimi thotë se çdo javë regjistrohen aksidente për shkak të problemeve me ashensorët.

31 Korrik 2023, 13:57 Nga Anesti Bajramemaj
“I hapëm dyert me forcë”/ BIRN: Mbi 80% e ashensorëve
Foto ilustruese

Shqipëria numëron mbi 10 mijë ashensorë, por vetëm 18% e tyre janë të regjistruar dhe kolauduar – ndërsa pjesa tjetër funksionon në kushte paligjshmërie dhe përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve. Orlando, një menaxher projektesh nga Durrësi thotë se e pëndjek “fati i keq” me ashensorët. Gjatë viteve të punës në Tiranë, 28-vjeçari thotë se ka ngecur i bllokuar tre herë në ashensorë të pallateve të ndryshme.

“Hera e fundit ka qenë në ashensorin e punës, në një pallat në zonën e ish-Bllokut, rreth 4 muaj më parë,”- tregon ai, duke shtuar se kishte qenë së bashku me dy banorë të tjerë.

“Tentuam që të lajmëronim banorët e tjerë duke i rënë alarmit, por askush nuk dëgjonte. Duke qenë se askush nuk po na vinte në ndihmë, arritëm që me forcë të hapnim dyert,”- shtoi ai.

Orlando është vetëm një nga shumë banorë të Tiranës, që ka përjetuar frikën e bllokimit në ashensor. Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikëseve dhe pjesmarrës në qindra operacione shpëtimi thotë se çdo javë regjistrohen aksidente për shkak të problemeve me ashensorët.

“Në shumicën e rasteve, qytetarët bllokohen në ashensor për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe duke mos mbajtur të karikuar baterinë e ashensorit. Por ka pasur dhe raste që kjo bateri nuk ka qenë fare ose ka qenë jashtë funksionit dhe nuk është ndërruar,” tha Bajrami për BIRN.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se nga rreth 10 mijë ashensorë aktivë në vend, vetëm 18% e tyre janë të regjistruar dhe të koaluduar – ndërsa pjesa tjetër funksionon në kushte paligjshmërie. Sipas Inspektoriatit Shtetëror për Mbrojtjen e Tregut, i cili është përgjegjës edhe për garantimin e sigurisë së ashensorëve dhe regjistrimin e tyre, vetëm 1804 ashensorë janë të regjistruar pranë këtij institucioni. Rreth 82% e ashensorëve në vend mbeten jashtë radarëve të kontrollit. Inspektoriati shtoi gjithashtu se ankesat për problemet me ashensorët kanë qenë të shumta, veçanërisht në qytetin e Tiranës.

“Nga viti 2019 deri në fund të vitit 2022 janë kryer 1344 inspektime të planifikuara dhe nga këto kontrolle janë vërejtur problematika të shumta,” tha Inspektoriati në një përgjigje me shkrim.

ISHMT ka vendosur 467 masa administrative, duke nisur nga gjobat e deri tek ndalimi i përdorimit të ashensorit. Legjislacioni shqiptar përcakton si persona përgjegjës për funksionimin e ashensorit ndërtuesin ose administratorin e pallatit, të cilët mbartin edhe detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Të njëjtët persona duhet gjithashtu që të kujdesen për të bërë vlerësimin e konformitetit nga një organ i miratuar – çka për më shumë se 80% e ashensorëve në vend nuk ka ndodhur. Sipas Inspektoriatit Shtetëror për Mbrojtjen e Tregut, personat përgjegjës sipas ligjit nuk i kryejnë detyrimet e tyre.

“Personat përgjegjës për kryerjen e ekzaminimit teknik dhe regjistrimin e ashensorit nuk janë të ndërgjegjësuar,”- tha ISHMT.

Inspektorati ka kërkuar ndryshime ligjore për sigurinë e ashensorëve, duke propozuar zgjerimin e rrethit të personave përgjegjës.

“…Parashikimin e detyrimeve ligjore për instaluesit dhe mirëmbajtësit e ashensorëve, pasi janë hallka kryesore për sa i përket instalimit dhe mirëmbajtjes së ashensorëve,”- shtoi ISHMT.

Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajrami i tha BIRN se shkaqet kryesore të avarive në ashensorë janë konsumimi i tyre dhe mungesa e kontrolleve.

“Ka disa lloj ashensorësh që janë me presion vaji. Nga orët e punës që bën presioni i vajit bie dhe pompa sforcohet. Mbipesha luan një rol negativ, pasi nga sforcimi, vaji nis dhe rrjedh mbi kabinë. Dhe në rastin më të parë që ka një shkëndijë elektrike për shkaqe nga më të ndryshme, mund të kthehet në katastrofë për personat që janë brenda,”- tha Bajrami për BIRN.

“Ka pasur edhe këputje kavosh, pasi nuk është bërë kolaudimi i duhur. Përveç amortizimit nga përdorimi, problemet mund të vijnë edhe nga faktorë të jashtëm, siç mund të jetë lagështira,” përfundoi ai./BIRN

ashensoret ne tirane

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen