26 Janar 2023, 11:29
Nga I.A
Elvis Hila
TIRANË- Avokati i Popullit ka dënuar dhunimin e gazetarit Elvis Hila në Lezhë ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Facebook, institucioni i Avokatit të Popullit shkruan se gazetarët janë një mekanizëm të interesit publik për të informuar publikun. Po ashtu shkruhet se Avokati i Popullit dënon agresionin e dhunshëm ndaj tij.
Postimi i Plotë:
Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur me rastin e dhunimit të gazetarit Elvis Hila, i cili është në detyrën e korrespondentit të Report TV në qytetin e Lezhës. Sipas denoncimit të vetë gazetarit të bërë publik në media, ai dhe bashkëshortja e tij jane kërcënuar e më pas dhunuar për shkak të publikimit të një lajmi. Avokati i Popullit i konsideron gazetarët një mekanizëm të interesit publik për t’u informuar andaj për ne çdo sulm ndaj gazetarëve shihet si sulm ndaj këtij interesi. Avokati i Popullit e dënon këtë agresion të dhunshëm dhe u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të ndërmarrin masa energjike e të efektshme.
Si ndodhi ngjarja?
Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e djeshme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Vetë gazetari Hila ka bërë kallëzimin në Polici, në të cilin ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite dhe se gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin, një qytetar i shpallur fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh". Hila thotë se fillimisht është tleefonuar nga dy personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në fjalë Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët i kanë lënë takim. Në momentin që është përballur me ta, gazetari thotë se personat në fjalë kanë nisur ta kërcënojnë dhe t’i kërkojnë llogari për lajmin. Më pas e kanë dhunuar. Mes tyre ka ndërhyrë dhe bashkëshortja e Hilës, të cilën e kanë qëlluar gjithashtu. Burrë e grua kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
elvis hila avokati i popullit dhunohet elvis hila
Aktualitet
26 Janar 2023, 11:10
k.m.
Fotot e kamerave të konfiskuara
SHKODËR- Çmontimi i 38 kamerave spiune në 3 lagje të Shkodrës të instaluara nga &lsquo...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:59
I.A
Shtepia e barit
DURRËS- 46-vjeçari Fredi Krasniqi që u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak i është dh...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:50
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një ...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:41
I.A
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje për ngacmim seksual. Mësohet...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:33
A.B
Foto ilustruese
VLORË- Një mjet është gjeur i shkrumbuar ditën e sotme në lagjen '21 Maji' në Vlorë. Sipas njoftimi...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:28
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një bandë e të miturve të akuzuar për vjedhje sistematike të dyqaneve në zona të ndryshme t&...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:59
I.A
Foto Ilustruese
KUKËS- Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi ishte shpallur n...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:58
A.B
Policia
FRANCË- Dy shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi akuzohen si autorë të dhjetra vjedhjeve në Val-de- Marne...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:26
A.B
Shtepia e barit
DURRËS- Fredi Krasniti, pronari i 'shtëpisë së barit' në Durrës ka deklaruar se kanabisin e ka mbjellur pasi ...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:23
A.B
Charles McGonigal
TIRANË- Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e...