Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
TIRANË- Policia e Tiranës së bashku me forcat RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Zallë të Fushë Krujës, në përpjekje për të arrestuar Ylli Zallin, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal të tërë armësh. Mësohet se edhe këtë herë Zalli i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.
Ndërkohë nga kontrollet, policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. I shpallur në kërkim nga policia ka qenë edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.
Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Në 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit. Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
Pamje FIER- Banorët e lagjes Koçiaj në Varibop kanë ngritur zërin në formë proteste për pakënaqësit&eum...
Pamje KRUJË- Një operacion policor është zhvilluar në Krujë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bim&...
Pamje FIER- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë, shumë pranë fshatit Mif...
Foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka troinditur ditën e sotme qytetin e Elbasanit ku një 69-vjeçar ka lyer me be...
Foto ilustruese DURRËS- Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është akuzuar për tentativ&eum...
Simon Zereci TIRANË- Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqip&eu...
Jan Prenga TIRANË- Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandeh...
TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale Nr.4099 që flet për një grup Call-Centerash të pozicionuar tek komplek...
Van Cleve TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve i ka dhë një mesazh të fortë Kryeministrit E...
Besnik Koldreu LEZHË- Bashkëpunëtori në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, i ë...