8 Maj 2026, 12:09
Nga D.S

ANGLI- I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli. Sipas një dokumenti të gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court parë nga Top Channel, më 26/04/2026 në zonën Somerset, Irfan Azizi është arrestuar prej një oficeri policie pasi u konstatua se kishte thyer lirinë me kusht dhënë nga gjykata duke mos u paraqitur për të firmosur në stacionin e policisë Taunton çdo të Martë e të Enjte.
Disa javë më parë siç raportonte Daily Mail Online, personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur si “Fania”, tentoi të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga një atentat i dytë i mundshëm i organizuar nga Talo Çela.
Irfan Azizi, i cili u paraqit në gjykatë, ku kundërshtoi ekstradimin, duke deklaruar se nëse kthehet në Shqipëri do të vritet.
Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike.
Azizi ngriti pretendimin se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje edhe për figura të larta, ndërsa shton se nuk ka marrë asnjë paralajmërim sepse “ata nuk paralajmërojnë, por veprojnë”.
Autoritetet shqiptare e kërkojnë për të vuajtur një dënim me një vit burg, ndërsa pasi kur ishte në paraburgim u zbulua se përdorte një telefon celular.
Gjatë seancës, ai bëri edhe deklarata të forta, duke pranuar se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri, ndërsa këmbënguli se nuk dëshiron të kthehet për shkak të rrezikut për jetën e tij dhe familjes.
Nga ana tjetër, prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes./Top-Channel
talo cela fania i beratit irfan azizi
Aktualitet
8 Maj 2026, 12:04
D.S
Shqipëria renditet mes vendeve me rezultatet më të dobëta për sigurinë e ujit të pijshëm në Europë, pas Mold...
Aktualitet
8 Maj 2026, 11:40
I.A
Bordi i Transparencës
TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka caktuar çmimet e reja t&e...
Aktualitet
8 Maj 2026, 11:26
D.S
SARANDË- Në skenën e krimit të vrasjes në Sarandë një natë më parë është vënë re një...
Aktualitet
8 Maj 2026, 10:54
D.S
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së S...
Aktualitet
8 Maj 2026, 10:34
D.S
Të paktën pesë kompani lokale do të përfitojnë mbështetje direkte si pjesë e një thirrjeje të hapur nga Fond...
Aktualitet
8 Maj 2026, 10:18
I.A
TIRANË- Vetëm një letër e dërguar nga Shqipëria në Strasburg ka sjell shqetësime në lidhje se si po administ...
Aktualitet
8 Maj 2026, 09:41
D.S
foto nga vendngjarja
SARANDË- Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë një natë më parë, duket ...
Aktualitet
8 Maj 2026, 09:06
D.S
foto nga vengjarja
SARANDË- Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur dje në Sarandë, ku humbi jet&eum...
Aktualitet
8 Maj 2026, 08:41
D.S
Ambasada amerikaE
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët...
Aktualitet
8 Maj 2026, 08:12
D.S
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur rreth vrasjes së Rexhep Ismailit një natë më parë në Sarandë. Dys...