10 Tetor 2022, 19:34
Nga A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar një histori e cila e ka lënë të tronditur. Bëhet fjalë për shqiptarin, Gramoz Rexhepi, i cili u arratis pak kohë më parë, teksa ndodhej në arrest shtëpie në Ekuador. Hoxha tregon se ai është shqiptari i cili ka themeluar kartelin e parë shqiptar e se kërkohet në 6 shtete të ndryshme mirëpo sot nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
“Rastet më specifike që tani më është në mediat botërore që shoh shpesh është rasti i Gramoz Rexhepit. Gramoz Rexhepi është një i ri nga fshati i Vlorës. Ka ardhur në Tiranë për të kryer studimet në Fakultetin Juridik. Praktikisht kur është arrestuar për herë të parë pranë hotel Tiranës. I akuzuar bashkë me një person tjetër në zonën e Krujës. Ai ishte student i universitetit në fakultetin juridik. U arrestua, u arratis nga burgu, u shpall në kërkim, u dënua në mungesë , shkoj në Itali ishte po ashtu në kërkim nga Interpoli. Nuk kishte rrugë tjetër jetese. Filloj me trafikim nga këtu gjatë kohës që ishte me kanabisin. U lidh me trafikantët e kokainës, u arrestua në Itali për kokainë, u arratis nga burgu në Itali pastaj shkoj në Spanjë. Shkoj në Belgjikë ,u kthye në Spanjë e arrestuan në Spanjë, e ekstraduan në Belgjik, u arratis prap nga burgu në Belgjikë. Ishte një nga njerëzit më të kërkuar në gjithë Europën dhe përfundoj në Amerikën Latine me një pasaportë mos gaboj të një personi tjetër. Pasaporta ishte e rregullt si pasaportë por identiteti ishte i falsifikuar.
U kap në Ekuador në qershor të 2016 dhe na janë dashur 2 muaj që të verifikohej që personi që ishte kapur ishte pikërisht Gramoz Rexhepi ai personi shumë i kërkuar në Europë. Janë të paktën 6 shtete që kërkojnë ekstradimin e tij nga Ekuadori. Pra në 2014 pasi ai e kishte bërë gjithë trajnimin e tij, njohjet pra pasi kishte shëtitur burg në burg dhe sigurisht në burg nuk ka takuar intelektualë, inxhinierë, profesorë por ka takuar ato ‘intelektualët e botës së krimit’ profesorët, inxhinierët pra bosët e krimit. Ka krijuar lidhje që nuk i krijon dot për një ditë dhe kjo gjë ka vulosur jetën e tij dhe në Ekuador prapë u arrestua shkoj në burg me personazhe më të rëndësishme të Ekuadorit.
Tashmë ka dal nga burgu edhe është zhdukur as në Ekuador nuk ka gjurmë të tij se ku ndodhet por imagjinoni jeta e një të riu në një moshë fare të re 18 vjeç, 19, 20 vjeç i cili vjen nga një fshat i Vlorës për të studiuar në fakultetin juridik dhe si ka përfunduar në personazhin të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si njeriun që themeloj Kartelin e parë shqiptarë”, tha Hoxha në emisionin "Vetting".
artan hoxha gramoz rexhepi
Aktualitet
10 Tetor 2022, 19:17
A.B
Vendi i ngjarjes
ITALI- Një tjetër shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali. Në Brescia, shqiptari i cili ishte pasagjer në nj&eum...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 19:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e martë do të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Por përveç shiut dhe ...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 18:59
A.B
Policia
FRANCË- Dy shqiptarë në Francë, njëri 25-vjeç dhe tjetri 30-vjeç, janë dënuar me me tet&...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 18:48
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në një nga galeritë e Bulqiz&...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 18:38
A.B
Aksident
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te ish-sheshi Shqiponja, ku një makinë tip 'Volkswagen Passat' ka p&eu...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 18:39
k.m.
Makina e djegur
FIER- Gjendet një mjet i djegur në Fier. Makina tip "Benz" është gjetur e djegur pranë fshatit Shtyllas të F...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 17:54
A.B
Policia
ZVICËR- Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me një ngjarje të pes&eu...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 17:26
k.m.
Fatjon Murati dhe Endrit Dokle
TIRANË- Dy net më parë, Fatjon Murati u shoqërua dhe më pas u prangos në Drejtorinë e Pol...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 17:18
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Muajt e fundit policia ka zbuluar disa depo armatimi. Garazhe të përshtatura si strehë të armëv...
Aktualitet
10 Tetor 2022, 17:06
A.B
Pensioniste
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshimet e VKM-së për indeksimin e pensioneve. Në vendi...