17 Nëntor 2023, 09:32
Nga A.B
Foto ilustruese
TIRANË-Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi i siguroi një shtetasi të huaj, kontratë punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte kundrejt pagesës, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit, operacioni policor i koduar “Kontrata 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
I siguroi një shtetasi të huaj, kontratë punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte kundrejt pagesës, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari (shtetas kosovar).
Procedohet penalisht 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili kishte hyrë në Shqipëri me dokument (vizë) të falsifikuar, që ia kishte siguruar 30-vjeçari.
Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar "Kontrata 2".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. M. i ka siguruar kontratë punësimi fiktive shtetasit A. K., nga Bregu i Fildishtë, me qëllim që pasi ai të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte atë, kundrejt fitimit, për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e huaj, A. K., 24 vjeç.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
operacioni kontrata 2 arrestim
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 09:31
Dosja.al
Momenti i arrestimit
BERAT- Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur në flagranc...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 09:08
A.B
Fatjon Bici
ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim katër të miturit që akuzohen për vrasjen e Fatjon Bicit n&eu...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 08:48
foto ilustruese
TIRANË: Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Tempulli", ësht&eu...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 08:32
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm n&eum...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 07:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kur shkon për në Shkodër, një tabelë e shkruar me të zezë “Rruga e vdekjes” &eu...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 07:22
r.ll
foto ilustruese
SHQIPËRI-Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim.
Temperatu...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 22:58
I.A
TIRANË- Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërruar jetë në vitin 2008, por familjarët nuk e çregjistru...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 22:55
I.A
Amal Naim
TIRANË- Amal Naim, e cila është riatdhesuar nga shteti shqiptar, pasi iku nga Gaza ka treguar se në Shqipëri u kthy...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 22:37
I.A
Amal Naim
TIRANË- Amal Naim, banore e Gazës, është dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Palestinë. T ftu...
Aktualitet
16 Nëntor 2023, 22:31
I.A
Qemal Hysa
Për çështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, shkojmë sërish në njësinë 6, ku krye...