12 Mars 2026, 08:50
Nga E. D
foto ilustruese
SPANJË- Një 48-vjeçar është ekstraduar nga Spanja, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se, Robert Isaku ndodhej nën masën arrest në burg nga Gjykata e Dibrës. Isaku në qershor 2018 ai kishte shpërthyer me eksploziv një automjet në Bulqizë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti ishte në pronësi të një personi tjetër dhe përdorej nga pronari i lavazhit ku ndodhi shpërthimi, i cili pati si pasojë vetëm dëme materiale.
Njoftrimi i Policisë:
Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit R. I., 48 vjeç.
Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.
Shtetasi R. I. akuzohet se mbrëmjen e datës 29.06.2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit F. T. dhe në përdorim të pronarit të lavazhit ku ndodhi shpërthimi, shtetasit T. T. Si pasojë pati vetëm dëme materiale./Dosja.al
robert isaku
Aktualitet
12 Mars 2026, 08:35
E. D
TIRANË- Partia Demokratike do të protestojë sot para godinës së Kuvendit. Bëhet me dije se në gatishmëri janë ven...
Aktualitet
12 Mars 2026, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në d...
Aktualitet
12 Mars 2026, 07:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kt...
Aktualitet
11 Mars 2026, 20:50
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Policia spanjolle ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar në Valencia të Spanjës. Ai u arresta, pasi&nbs...
Aktualitet
11 Mars 2026, 20:46
E. D
TIRANË- Parlamenti është rrethuar me gardh metalik mbrëmjen e kësaj të enjte, pasi nesër pritet që opozita të...
Aktualitet
11 Mars 2026, 20:37
E. D
Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Ti...
Aktualitet
11 Mars 2026, 20:03
E. D
TIRANË- IdentiTek ka informuar qytetarët se për shkak të ditëve të festave zyrtare gjatë muajit mars janë bër&eum...
Aktualitet
11 Mars 2026, 19:37
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Një 24-vjeçar shqiptar është liruar nga burgu në Francë, pasi sekretari i gjykatës harroi ...
Aktualitet
11 Mars 2026, 19:14
Kur një garë publike dështon, zakonisht pasojnë procedura të tjera që shpesh shmangin konkurrencën. Pyetja kryesore mbetet:...
Aktualitet
11 Mars 2026, 18:57
Elton Qyno
TIRANË- Ngritja e një skuadre operacionale nga struktura e posaçme SPAK, do sillte kryerjen e ndjekjes në teren, përgjim dhe arrest...