LIVE UPDATES
Aktualitet

Iljaz Cali mik me Gentjan Bejtjen, ish-efektivi: Një orë para se të vritej i çova foto nga Ertugruli

Një ndër miqtë e tij duket se ishte edhe Gentjan Bejtja, një personazh i lidhur me shumë ngjarje të rënda. Pre, gjithashtu e atentateve me eksploziv të armiqve të tij, të cilëve u kishte shpëtuar paq. Por që mbi të gjitha do të mbahet mend si njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky i fundit të rrëmbehej dhe të zhdukej pa gjurmë në mes të Fushë-Krujës, mbrëmjen e 8 shkurtit 2015, ku Gentjan Bejtja siç shikohet edhe nëpërmjet legjendës së videos dallohet teksa zbret nga makina fill pasi aty ka ardhur miku i tij Enver Stafuka dhe ‘i Forti i Niklës’ Durim Bami.

15 Qershor 2022, 20:30 Nga F.M
Iljaz Cali mik me Gentjan Bejtjen, ish-efektivi: Një orë para se
Iljaz Cali

TIRANË- NË SHËNJESTËR/ PJESA E DYTË/ Është pak e çuditshme për të kuptuar se si një 37-vjeçar si Iljaz Çali kish mundur të fitonte një licencë minerare. Po aq sa, se si kish mundur të vinte një pasuri jo pak të vlerësueshme në fare pak vite. Sipas asaj që ka mësuar ‘Në shënjestër’, Iljaz Çali kishte vetëm pak ditë që kishte rimarrë në zotërim minierën e kromit. Ai e kishte filluar aktivitetin në vitin 2011, kur bashkë me vëllain e tij kishte pasur një galeri kromi. Por për shkak të problematikave të krijuara gjatë kësaj kohe ishin detyruar që ta jepnin në përdorim minierën. Çali thuhet se e kontrollonte kompaninë ‘Mineral Invest’, të themeluar në vitin 2013, me objekt nxjerrjen, përpunimin, shfrytëzimin e mineralit të kromit dhe eksportimin e tij, përmes vëllai të tij Medi Çali.

Ndërkohë që gjatë vitit 2015 ai mori 40 % të aksioneve në këtë kompani. Në vitin 2018, ai u largua sërish, duke ia lënë kompaninë po të vëllait të tij. Ndërsa lidhur mbi Rrahim Dedjen, ai mësohet se më parë ka qenë administrator i kompanisë ‘Brisel’, e njohur ndryshe edhe si kompania me humbje të konsiderueshme minatorësh, për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë. Por ndërsa Medi Çali u rezervua të fliste për shumën që Rrahim Dedja i kishte vëllait të tij, duket se Zeqir Çali, vëllai tjetër i Iljaz Çalit, u tregua më i drejtpërdrejtë në gishtin e akuzës. Ai tha në hetuesi se Iljazi dhe Rrahimi kishin një debat të fortë lidhur mbi borxhin që ky i fundit i kishte që sipas Zeqir Çalit, shkonte në 1 milionë dollarë.

“Ne dyshojmë te borxhliu, pasi na kishte 1 mln dollarë, për shkak të 240 tonë krom”.

Por ndërsa drejtësia nuk ka ende një emër se kush qëlloi mbi Iljaz Çalin dhe përse ai u ekzekutua natën e 3 prillit 2022, është me interes për të parë edhe sfondin e errët të së shkuarës së Iljaz Çalit. Ajo që e shoqëronte jashtë galerive të minierave ku ushtronte aktivitetin si biznesmen. Një aspekt deri më sot i pasqaruar plotësisht, por që na çon edhe në lidhjen e tij me fije dhe personazhe të përfolur në ngjarje të ndryshme kriminale.

Një nga këto ngjarje është edhe grabitja e madhe e Rinasit, në korrik të vitit 2016.

Ku banesa e Iljaz Çalit në Vorë ishte ndër të parat që u kontrollua nga policia. Në atë kohë blutë nuk dhanë shumë sqarime pse pikërisht u gjendën për kontroll në banesën e Iljaz Çalit. Ndërkohë që në banesën e tij në vend të parave apo gjurmëve të Rinasit, policia gjeti 682 rrënjë kanabis sativa. Ndërsa në mungesë të Çalit, arrestoi nënën e tij, Xhemilen. Por siç e theksuam më lart, Çali kishte lidhje të forta me ata që në botën e krimit, njihen si çunat problematikë.

Një ndër miqtë e tij duket se ishte edhe Gentjan Bejtja, një personazh i lidhur me shumë ngjarje të rënda. Pre, gjithashtu e atentateve me eksploziv të armiqve të tij, të cilëve u kishte shpëtuar paq. Por që mbi të gjitha do të mbahet mend si njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky i fundit të rrëmbehej dhe të zhdukej pa gjurmë në mes të Fushë-Krujës, mbrëmjen e 8 shkurtit 2015, ku Gentjan Bejtja siç shikohet edhe nëpërmjet legjendës së videos dallohet teksa zbret nga makina fill pasi aty ka ardhur miku i tij Enver Stafuka dhe ‘i Forti i Niklës’ Durim Bami. Pamje të cilat siç shikohet janë transmetuar ekskluzivisht edhe në emisionin ‘Në shënjestër’. Gentjan Bejtja që rrëfeu në polici edhe bisedën e tij të fundit me Iljaz Çalin për të cilin nuk dihet se cilat ishin fijet që i lidhnin.

Gentjan Bejtja, mik i Iljaz Çalit

“Tri apo katër ditë përpara se të vritej, kam qenë në shtëpinë e Iljas Çalit për vizitë bashkë me gruan dhe fëmijët. Flisja me të vazhdimisht. Për herë të fundit kam shkëmbyer mesazhe me të, një orë përpara se të vritej.

Iljasi me dërgoi një video fetare dhe më shkroi: ‘Dëgjoji se janë fjalë të mëdha’.

Unë i shkrova: “Jam tu nejt në shtëpi” dhe i dërgova një foto nga telenovela e Ertugrulit”.

Siç do të pohonte edhe Gentjan Bejtja, Iljas Çali i ishte shprehur se minierën e kishte marrë sërish në zotërim, por nuk kishin biseduar më gjatë.

“Më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë nuk kisha miqësi me të dhe nuk kisha lidhje aq të forta me familjen”.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve. Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim, Ku siç thuhet Bejtja ka konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit. Po ndërsa familja po i jepte lamtumirën e fundit të afërmit të saj, nga ana tjetër policia vijonte me marrjen e dëshmive. Personi i fundit që e kishte lënë për t’u takuar me Çalin natën e vrasjes ishte një i njohuri i tij i fëmijërisë, por takimi nuk u krye. Ndërsa Çali u qëllua nga një makinë në lëvizje në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, vetëm pak çaste kishte shkëputur komunikimin me mikun e tij, ku autorët thuhet se e kishin ndjekur nga pas dhe 3 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes.

“Iljasi nuk ruhej. Ai nuk kishte shfaqur as shqetësime. Unë lëvizja vazhdimisht me të. Madje e kishim lenë të takoheshin bashkë atë dhe mbrëmje, por unë duhet të çoja fëmijët te gjyshja”.

Edhe pse nuk ka ende një autor të dyshuar mbi ngjarjen, policia po vazhdon të hetojë disa pista lidhur mbi ekzekutimin e Iljas Çalit, ku pista më e fortë mbi krimit mbetet lufta për kromin. Një luftë e përgjakshme që duhet thënë se ka marrë shumë jetë njerëzish jo vetëm brenda por mbi të gjitha jashtë galerive. Aty ku interesat janë edhe më pranishme dhe kanë çuar në eliminime të kohë pas kohshme dhe rivalitet që po prodhon gjak dhe dhunë të përzier me krom.

Një tjetër pistë, është konflikt për një pronë, për të cilën siç thuhet nga hetuesit kishte interes një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit. Kontaktet telefonike të viktimës janë duke u verifikuar nga hetuesit, por siç thuhet në dosje, ai fliste pak dhe rrallë.  Por pavarësisht kësaj në celularin e Iljas Calit janë zbuluar kontakte me njerëz të botës së krimit, të cilët janë duke u hetuar si të dyshuar për vrasjen.

Marrë nga Balkanweb

iljaz cali gentjan bejtja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet