“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Qytetarët në protestë: Kam punuar nëntokë, marr vetëm 180 mijë lekë
Duke folur për mediat, qytetarët kanë kërkuar uljen e çmimeve të ushqimit si dhe të karburanteve.
15 Qershor 2022, 18:28Nga F.M
TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme në Tiranë për rritjen e çmimeve. Duke folur për mediat, qytetarët kanë kërkuar uljen e çmimeve të ushqimit si dhe të karburanteve. Një qytetar ka deklaruar se edhe pse ka punuar nëntokë, tani mbahet vetëm me 180 mijë leke të ardhura në muaj.
Qytetar 1: Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.
Qytetar 2: Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.
Qytetare 3: Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta.