LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Calit, vëllai tregon armiqtë, biznesmenët: Përplasje për galeritë, borxhin do ia jepja

Ndërsa vëllai i Iljaz Çalit mohon që ky i fundit të ruhej, është e pashpjegueshme përse viktima lëvizte me një makinë të marrë me qira, ashtu sikurse natën e ngjarjes, kur ai ishte në drejtimin e një automjeti ‘Land Rover’ që më pas rezultoi të ishte në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë-Krujës.

15 Qershor 2022, 19:59 Nga F.M
Vrasja e Calit, vëllai tregon armiqtë, biznesmenët:
Iljaz Cali

TIRANË- Iljaz Çali po lëvizte me makinën luksoze të marrë me qira, nga Rinasi në drejtim të Tiranës, mbrëmjen e 3 prillit 2022. Pa e ditur se kjo do të ishte xhiroja e tij e fundit dhe nuk do të mund të kthehej më i gjallë në shtëpi. Një jetë e shkurtër e një personazhi që kish mundur shpejt të vinte pasuri, madje të fitonte licenca të rëndësishme në botën minerare. Ai u gjet i vrarë me një plumb të vetëm, pak minuta para se akrepat të shënonin mesin e natës. Ndërsa makina me të cilën udhëtonte u gjet vetëm disa metra larg trupit të tij e anuar në një kënd të rrugës. Në atë që fillimisht për policinë u duk si një aksident rrugor, por që me kalimin e minutave u kuptua se ishin përballë skenës së një krimi.

Por kush ishte 37-vjeçari Iljaz Çali, që u raportua i vdekur në vendngjarje? Pse pavarësisht moshës së re ai ishte i rëndësishëm në biznesin fitimprurës të kromit? Dhe a u kthye borxhi që ish-ortakët e tij i kishin, në shkakun e eliminimit të tij? Cila ishte nata e tij e fundit përpara se të binte pre e plumbave. Sipas dinamikës së ndërtuar nga emisioni “Në shënjestër” mbrëmjen e tij të fundit në jetë, Iljaz Çali me banim në fshatin ‘Rinas i Ri’, ndodhej në Tiranë, ku thuhet, se fillimisht ai konsumoi një kafe me vëllain e tij.

Menjëherë pas këtij momenti, ai është ngjitur në makinën e tij, ku është drejtuar drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, aty ku mësohet se ka ndaluar dhe ka bërë pazare për shtëpinë e tij në një nga marketet e zonës. Fill pasi ka blerë ushqimet për familjen, ai është drejtuar për në fshatin ‘Rinas i Ri’ ku banonte, ku edhe u qëllua në pritë, me tre plumba, ku njëri rezultoi fatal për jetën e tij. Sipas hetuesve ekzekutorët në momentin që konstatuan makinën e Calit filluan ta qëllonin nga pas. Automjetet besohet se ecën paralelisht mbi 100 metra, derisa ekzekutorët e parakaluan automjetin e viktimës dhe qëlluan në drejtim të tij edhe nga xhami i parë. Vrasësit sipas dinamikës u larguan në drejtim të Rinasit. Fillimisht policia e pati të vështirë, ta identifikonte viktimën sepse ai njihej edhe me emrin Julian. Në vendin e ngjarjes, viktima u identifikua nga i vëllai, i cili ndër të tjera filloi t’u rrëfente hetuesve edhe detaje nga jeta e Iljasit.

Medi Çali, vëllai i viktimës

“Vëllai im Iljasi nuk ruhej, as nuk mbante armë”.

Por ndërsa deklaronte këto fjalë përpara grupit hetues, vëllai i Iljaz Çalit, Medi Çali nuk hezitoi të hidhte dyshime të forta te ortakët e vëllait të tij në biznesin e kromit. Por përse Medi Çali vuri gishtin te ta?! Cila ishin përplasjet që vëllai i tij kishte me Rrahim Dedjen dhe Ilir Çamin? Cili ishte borxhi marramendës që Rrahim Dedja i kishte Iljaz Çalit?

“Të vetmin konflikt që Iljazi ka pasur, ka qenë ai me Rrahim Dedjan, të cilit i kishte dhënë galerinë. Përplasjet mes tyre ishin për çështje borxhi. Ndërsa me Ilir Çamin kishin konflikte për kufijtë e galerive”.

Por sa ishte borxhi që Rrahim Dedja i kishte Iljaz Çalit dhe çfarë tha ai në hetuesi në lidhjen e vrasjes së atij që deri dje i kishte dhënë me qira për shfrytëzim galerinë e kromit?

Rrahim Dedja, pronar galerie kromi

“Para 3 vitesh Çali ma ka dhënë për shfrytëzim galerinë në Bulqizë. Pata probleme, por kromin s’e kam lëvizur që aty. Herë pas here unë i kam dhënë Iljazit lekë, sa herë kur ai më kërkonte para. Para një muaji ia ktheva galerinë. Është e vërtetë që i kam ngelur borxh. Do t’ia shlyeja”.

Por ndërsa vëllai i Iljaz Çalit mohon që ky i fundit të ruhej, është e pashpjegueshme përse viktima lëvizte me një makinë të marrë me qira, ashtu sikurse natën e ngjarjes, kur ai ishte në drejtimin e një automjeti ‘Land Rover’ që më pas rezultoi të ishte në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë-Krujës. Automjetin, Xhixha e kishte shitur në një pikë të dhënies së makinave me qira në Rinas. Ndërkohë që ajo që e rrit edhe më shumë misterin mbi eliminimin e tij është se Iljaz Çali, pas problemeve që kishte me ortakun të cilit i kishte dhënë me qira galerinë e kromit dhe borxheve që ky i fundit i kishte, kish vendosur ta rimerrte galerinë dhe kjo kish ndodhur vetëm disa ditë përpara se ai të gjendej i vrarë.

Rrahim Dedja, pronar i galerisë së kromit

“Unë nuk kam gisht në këtë vrasje. Natën e ngjarjes unë kam qenë në shtëpi, aty ku mësova edhe për krimin e ndodhur”.

Por ndërsa Rrahim Dedja hoqi çdo mundësi implikimi të tij në vrasjen e Iljaz Çalit, të njëjtën gjë bëri edhe Ilir Çami që pranoi njëkohësisht se me viktimën kishin konflikte të ashpra kohët e fundit. Vitin 2011 dy vëllezërit kanë pasur galeri kromi, por gjatë kësaj kohe kanë pasur problematika dhe janë detyruar që ta japin në përdorim minierën.

Ilir Çami, pronar galerie kromi

“Me Iljas Çalin kam pasur përplasje prej kohësh. Këto konflikte ishin thelluar për shkak të kufirit të galerive. Për këtë problem i jam drejtuar edhe policisë dhe kam kërkuar ndihmën e institucioneve. Nuk kam gisht në vrasjen e tij”.

Marrë nga Balkanweb

vritet iljaz çali iljaz cali

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri