LIVE UPDATES
Aktualitet

'Kriminelët në ‘ditë feste’/ Kronika që 'mërziti' kryeministrin dhe ministrin Çuçi

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet e tij sociale se në mediat që shkruajnë lajme të tilla s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, por s'kanë 'mëshirë' as për dinjitetin kombëtar. Madje shtoi se sistemi TIMS është hapur në të gjithë pikat kufitare, e se qeveria nuk po gënjen për asnjë moment. 

12 Shtator 2022, 20:29 Nga k.m.
'Kriminelët në ‘ditë feste’/ Kronika që
Foto ilustruese

TIRANË- "Sistemi TIMS, të kërkuarit në ‘ditë feste’/Sulmi kibernetik ende mban ‘peng’ pikat kufitare,"-kjo ishte kronika e Top Channel që zemëroi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Pas lajmit se sistemi TIMS u rikthye sot në punë, pas më shumë se 24 orësh bllokim prej sulmit iranian, gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bëri një kronikë për shqetësimin kryesor. Atë të hyrjes ose të daljes së kriminelëve në vend, pasi nuk do të kishin si të kontrolloheshin. 

"Sistemi TIMS që u godit të shtunën në të gjithë vendin pas një sulmi kibernetik vijon të jetë ende jofunksional. Në disa pika kufitare, mes të cilave edhe në Rinas vijon të shkruhet mekanikisht nga punonjësit e policisë që hyjnë në vendin tonë, apo largohen prej tij. Gazetarët që janë në të gjitha pikat kufitare konfirmojmë se sistemi sapo nis të funksionojë bie sërish, për shkak se hakerat kanë arritur të depërtojnë brenda rrjetit, duke shkaktuar probleme të mëdha Por, më shumë se vonesat e qytetarëve nëpër pikat e kalimit kufitar, një problem jo pak i rëndë ka të bëjë me personat e skeduar nga policia për precedentë të mëparshëm penalë. Shumë prej tyre, që nga e shtuna vijojnë të jenë të lirë në aspektin juridik, pasi mungesa e sistemit tims i nxjerr ata të lirë në territorin shqiptar, në pamundësi për verifikime të thelluara, që mundësohen vetëm nga sistemi TIMS. Kësisoj, sulmi në sistemin TIMS ka ngritur alarmin në policinë e shtetit. Ky moment mund të shfrytëzohet nga kriminelët për të kaluar lehtësisht kufirin. Vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar,"-shkruhet në kronikë. 

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet e tij sociale se në mediat që shkruajnë lajme të tilla s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, por s'kanë 'mëshirë' as për dinjitetin kombëtar. Madje shtoi se sistemi TIMS është hapur në të gjithë pikat kufitare, e se qeveria nuk po gënjen për asnjë moment. 

"Kjo s'është "Festë për kriminelët" po një festë tallavaje për ekrane e portale që s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t'iu kërkosh! Jo që s'po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s'po gënjen në këtë mexhelis!,"-shkruan kryeministri Edi Rama.

Më pas, replikat vazhduan mes ministrit Çuçi dhe gazetares Bezat. Duke ndarë pamje nga kronika, ministri shkruante: Pyetje; Si mund te punojne portat elektronike ne sfondin e gazetares se kesaj kronike qe dizinformon totalisht publikun, nese TIMS do ishte i fikur? Por nuk u ndal me aq dhe bëri sërish një tjetër postim. 

'Kriminelët në ‘ditë feste’/ Kronika që

"Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun,"-shtoi ministri.

'Kriminelët në ‘ditë feste’/ Kronika që

Reagimet e ministrit janë shoqëruar me një tjetër kronikë, tek e cila thuhet: Deklarata e zotit Çuçi, bazohet mbi një fakt të rremë. Top Channel ashtu si çdo media, nuk ka akses në zonën e sigurt të Rinasit, pas kontrollit të sigurisë, aty ku gjenden portat elektronike të pasaportave. Ato gjenden në katin e dytë. Gazetarja Dorjana Bezat në lidhjen e saj në edicionin e orës 15:00, ndodhej në katin e parë, në zonën e check in dhe portat virtuale që shihni më pas, nuk janë për pasaportat, por për kartat e imbarkimit. Kartat e imbarkimit nuk kanë lidhje me sistemin TIMS, por me aeroportin e Rinasit dhe kompanitë ajrore. Top Channel nuk ka thënë që ka probleme aeroporti. Përkundrazi, aeroporti funksionon shumë mirë. Vërtetësinë e këtyre fjalëve mund ta vërtetojnë të gjithë ata që udhëtojnë dhe që e dinë se në katin e parë, janë vetëm portat elektronike të kartave të imbarkimit dhe në katin e dytë ato të pasaportave. Por ndryshe nga zoti Çuçi, ne nuk mendojmë se ai gënjen. Thjesht ka bërë një gabim të vogël.

Ndërsa nuk vonoi edhe përgjigjia nga vetë gazetarja, e cila edhe njëherë këmbënguli se e kishte konfirmuar në 3 burime që TIMS në aeroportin e Rinasit nuk punonte, e se 'boarding passes' nuk kanë asnjë lidhje me sistemin që përdorim në të gjitha doganat hyrëse dhe dalëse. 

'Kriminelët në ‘ditë feste’/ Kronika që

Dorjana Bezat shkruan: Pajisja elektronike pas shpinës time në Aeroportin "Nënë Tereza", Rinas, nuk ka lidhje fare me sistemin TIMS. Ato jane boarding pass që ishin funksionale edhe gjatë të shtunës kur pranohej dhe nga Ministria e Brendshme se TIMS nuk punonte. Lajmi sot u konfirmua nga 3 burime. Nga policia kufitare dhe jo vetëm, qytetare që hynë në Shqipëri dhe dolën prej saj dhe nga siguria e aeroportit. Faleminderit!

Mesa duket si ministri Çuçi, po ashtu edhe kryeministri, duket se kanë zgjedhur që ta bëjnë vetë rolin e Zyrës së Shtypit por edhe të Agjencisë për Median dhe Informimin së Endri Fugës. Mesa duket këtë çështjen e iranianëve duan që ta trajtojnë vetë. 

tims irani sulmon shqiperine


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen