LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e BIRN: Dosjet e kyçura në SPAK, 2 vjet vendnumëro në hetimin e zyrtarëve të lartë

Çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë për afera qindra milionë euro vijojnë prej më shumë se dy vitesh në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa SPAK thotë se nuk ka gjetur autorët edhe në rastet kur ata janë denoncuar me emra.

12 Shtator 2022, 16:40 Nga k.m.
Analiza e BIRN: Dosjet e kyçura në SPAK, 2 vjet vendnumëro
Olsian Çela, Arben Kraja dhe Artur Metani

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua në dhjetor të vitit 2019 me qëllim hetimin e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimin e organizuar. SPAK së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH, përbëjnë një strukturë të posaçme e cila disponon gjithë kompetencat dhe instrumentet për të përmbyllur hetimet pa nevojën e institucioneve të tjera ligjzbatuese. Megjithatë, afro tre vite pas fillimit të funksionimit të kësaj prokurorie, një pjesë e çështjeve të rëndësishme të korrupsionit në nivelet e larta flenë në sirtare prej më shumë se dy vitesh, pa pasur ende autorë konkret dhe duke sjellë parashkrimin e veprave penale.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë se dosjet e nxehta të SPAK mbeten të bllokuara në fazën e hetimeve paraprake, pa autorë të ndjekur penalisht.

Mungesa e efikasitetit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngre dyshime jo vetëm për mbarëvajten e hetimeve por edhe pikëpyetje mbi vullnetin e prokurorisë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të lartë të qeverisjes.

Sipas indeksit vjetor të perceptimit të korrupsionit të publikuara nga organizata ‘Transparency International’, Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptura në Europë, duke u rankuar e 110 nga 180 vende në vitin 2021.

Pak javë pas themelimit të SPAK, më 23 dhjetor 2019, “Nisma Thurje” depozitoi një kallëzim penal duke kërkuar hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kishin nënshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.

Në kallëzim ngriheshin dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën, se kanë kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha.

Bazuar në këtë denoncim, SPAK regjistroi në vitin 2020 procedim penal, por sipas një përgjigje me shkrim që kjo prokurori i ktheu BIRN më datë 9 shtator 2022, nuk ka ende asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim. SPAK shpjegon se çështja vijon të jetë ende në fazën e hetimeve paraprake.

Kjo zvarritje në hetim ka sjellë parashkrimin e veprës penale, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke shmangur nga përgjegjësia zyrtarët që kanë shkelur ligjin.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani asokohe e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Të njëjtin fat kanë edhe çështje të tjera. SPAK bënë me dije se procedimi penal i regjistruar po në vitin 2020 lidhur me aferën e koncesionit për incineratorin e Tiranës, është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe se deri më tani nuk asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim. Qeveria ka dhënë tre koncesione me vlerë qindramilionë euro për ndërtimin e incineratorëve dhe për menaxhimin e fushave të depozitimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Të treja kompanitë duket se janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Por, ndryshe nga rastet e hetimeve të kryera për incineratorin e Elbasanit dhe atij të Fierit kur janë identifikuar persona përgjegjës, të cilët disa janë ndaluar ose shpallur në kërkim, SPAK nuk ka ende një emër konkret për atë të Tiranës.

Në kuadër të hetimeve për incineratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi ndalimin e ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që u pranua dhe nga gjykata respektive duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021. Më 1 mars 2022 u ndalua edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili në kohën e nënshkrimit të kontratave koncesionare ushtronte funksionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Koka dhe Bllako akuzohen se kanë favorizuar kompanitë konçesionare të ndërtimit të incineratorëve në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

Nën akuzë për shpërdorim u proceduan edhe anëtarët e komisionit të koncesinit të incineratorit të Fierit, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi. Sipas prokurorisë, këta shtetas, në bashkëpunim me Bllakon dhe Kokën, kanë shkelur ligjin për Partneritetin Publik Privat për të favorizuar kompaninë Integrated Technology Services, e cila fitoi koncesionin.

Administratorët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në arrati pasi SPAK ka lëshuar urdhër-ndalimi edhe ndaj tyre. Lidhur me procedimet penale për incineratorin e Elbasanit dhe të Fierit, SPAK njofton se nuk ka ende një vendimmarrje përfundimtare.

Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur autor as për çështjen e denoncuar në vitin 2022 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH ndaj 8 zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për dy nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO për shkeljet e dyshuara në lidhje me kontratën e partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik, si dhe për një tender të zhvilluar gjatë pandemisë së COVID-19.

Sipas KLSH, dhjetë zyrtarët u kallëzuan për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Megjithëse KLSH ka kallëzuar persona konket, SPAK shprehet se hetimi është fazën paraprake dhe se nuk ka asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim.

SPAK ka regjistruar procedim penal për “shpërdorim detyre” në vitin 2022 për punimet që po kryhen prej Bashkisë së Tiranës në gjimnazin “Sami Frashëri”. Edhe në këtë rast Prokuroria e Posaçme thotë se nuk ka gjetur ndonjë përgjegjës dhe se hetimi është në fazën paraprake. Projekti i rindërtimit të kësaj shkolle për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se  shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story” nga Nju Jorku në muajin maj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se SPAK po hetonte një ‘wc’ provizore në këtë shkollë. Veliaj shprehu mendimin e tij se prokuroria do të dilte në konkluzione se nuk ka abuzime./Reporter.al

spak dosjet e spak

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen