12 Shtator 2022, 20:38
Nga I.A
Ardian Çela
TIRANË- Sistemi TIMS është rikthyer në punë në të gjitha pikat kufitare. Këtë gjë e ka bërë të ditur shefi i Kufirit në Rinas Ardian Çela në një intervistë për Tv Klan. Çela ka deklaruar se gjendja tashmë është kthyer në normalitet dhe se në aeroport po punohet me 24 sportele gjithsej. Po ashtu ai ka sqaruar se të gjitha regjistrimet që janë bërë me dorë në kohën që sistemi TIMS kishte rënë, do të hidhen tashmë në sistem.
"Gjendja është kthyer në normalitet. Po punojmë me 12 sportele në dalje dhe 12 në hyrje. Pajisjet po punojnë normalisht. Kemi rreth 12 mijë pasagjerë në 24 orët e fundit. Gjendja është kthyer në normalitet. Vonesat që mund të ketë janë të padëmshme, pasi nuk ka pasur humbje të avionëve. Gjendja është përballuar më së miri. Të gjithë personat që janë regjistruar me regjistra do të hidhen në sistemin TIMS. Tani jemi në fundit e sezonit turistik dhe të gjithë po punojmë me turn të plotë, për të mos patur vonesa," tha Çela.
Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.
ardian Çela irani sulmon shqiperine
Aktualitet
12 Shtator 2022, 20:06
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- 2 nënkomisarë të Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë l&...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 19:33
k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Rudina Hajdari duket se është përfshirë nga emocionet në bashkëbisedimin që po mbahet n&eu...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 17:35
k.m.
Nuredin Dumani
PEQIN- Murat Juba, 71-vjeçari nga fshati Karinë i Peqinit, ka hedhur poshtë çdo dyshim të arsyeshëm se n&...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 17:28
I.A
Mallakaster
MALLAKASTTËR- Bashkia e Mallakastrës ka dhënë një tender për rikonstruktim rrugë një kompanie që k...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 17:14
I.A
Covid
TIRANË- Një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shë...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 17:07
k.m.
Pamje nga videoja
TIRANË- Një tragjedi është shmangur në kanalin që ndan Britaninë e Madhe nga Franca, ku po udhëto...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 16:53
k.m.
Foto ilustruese
Shkolla e fshatit Seltë në Elbasan nuk i hapi dyert këtë vit shkollor pasi nuk u regjistrua asnjë nxënës...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 16:45
Ukrainë
UKRAINË- Zyrtarë ukrainas thonë se forcat e tyre, me ofensivën e nisur së fundi, i kanë shkaktuar disfatën ...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 16:40
k.m.
Olsian Çela, Arben Kraja dhe Artur Metani
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua në...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 16:24
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Polics&e...