1 Nëntor 2022, 23:24
Nga DOSJA
Eriona dhe Fredi Kokoneshi
TIRANË- Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD. Ajo ka përfituar, një mbështetje totale prej 45 mijë eurosh investim per blerje pajisje dhe makineri linje prodhim vere. Këto janë vreshtat e kryetarit të bashkisë së Divjakës ku do të implementojë paratë e fituara. Bashkëshortja e kreut të bashkisë së Divjakës është në konflikt të pastër interesi, pasi 25% e fondeve dhe më konkretisht 11 mijë euro që do ti falen janë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE-së.
Ndryshe nga fermerët e Divajkës që nuk kanë mundur ti afrohen skemës së IPARD, nga thirrja e dytë e kësaj skeme ka përfituar edhe nipi i kreut të bashkisë së Divjakës, Andi Kokoneshi. Ai është mbështetur me 32 mijë në sektorin e qumështit. Dash Peza, një ndër emrat më të njohur të partisë socialiste ka përfituar një shumë të majmë prej 222 mijë euro për diversifikimin e fermës së njohur në pezë “Il PAESE”. Investimi do të përdoret per zhvillimin e turizmit rural, restaurimin e godinës ekzistuese dhe ndertimi i nje Guest-House . Edhe në këtë rast ish-deputeti ka përfituar 60.7 mijë euro nga buxheti shtetit që do ti fallen në fund të investimit.
Alban Berisha, administrator i “Ferma 100”, i njohur më së shumti si kunati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka përfituar rreth 48 mijë euro mbështetje për rikonstruksionin e një stalle në Vaqarr. Në të njëjtën thirrje edhe Elda Alia, kontaktet e së cilës rezultojnë të jenë të shënuara si të dhëna zyrtare të “Fermës 100”, është shpallur fituese e plot 121 mijë euro. Me këto para ajo pretendon se do të krijojë nje pemtari me bajme dhe lajthi, do të blejë traktor dhe agregate bujqesor si dhe do të ndërtojë dhoma të reja. Edhe në këtë rast adresa është e njëjtë me atë të “Fermës 100”, në Vaqarr.
Duke qëndruar tek lidhjet e politikës që mund të kenë favorizuar në përfitimin e parave falas nga skema e IPARD “Myzo clean” një kompani e krijuar me 5 qershor 2020, ka përfituar plot 300 mijë euro. Ndonëse vetëm në jë fjali në fund të objektit të kësaj kompnaie e ka të shënuar se do të merren edhe me mbarështim, pikërisht për këtë gjë ka përfituar fondin bujar të IPARD. Kompania rezulton të jetë 70% në pronësi të Klajdi Myzaferaj, cili rezulton të jetë anëtar i Partisë Socialiste të Vlorës.
Marrë nga TOPCHANNEL
skema e bujq fredi kokonesh eriona kokoneshi
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 23:04
F.M
Foto Ilustruese
FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim me tritol është raportuar këtë mbrëmje. Mësohet se...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:41
F.M
Ambulanca
TIRANË- Një 40-vjeçar i identifikuar si Vullnet Lala ka ndërruar jetë në ambientet e objektit në ndërt...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:41
F.M
Edi Paloka
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se nga ana e deputetëve që mbës...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:34
Arben Isufaj
TIRANË- Anila Isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtor të LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejt...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:33
Vasjar Shtërmadhi
TIRANË- Vasjar Shtërmadhi zotëron një ndër impiantet më të mëdha në vend për prodh...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:30
Foto Ilustruese
TIRANË- Shoqata e fermerëve çoi në parlament një projektligj që synonte parandalimin e diskriminimit të...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:28
Të dhënat
TIRANË- Në skemën kombëtare të bujqësisë kanë aplikuar vetëm 23% e fermerëve që ...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:25
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha lë të kuptohet se nga qëndrimi në Dubai ka mësuar edhe se si do të vijojë ...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:18
I.A
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një shpërthim tritoli dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 22:16
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një magazinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se ngjarja ...