Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Në kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, këto institucione shprehen se aksesi në të dhënat elektronike të klientëve të ruajtura në portalin e-Albania do të kishte qëllim lehtësimin e identifikimit elektronik të klientëve, verifikimin e të dhënave të tyre dhe vlerësimin e profilit të riskut në kuadër të hapjes së një llogarie të parasë elektronike, të një llogarie pagese ose në përmirësimin dhe përshpejtimin e procesit të vlerësimit të kërkesës për kredi.
TIRANË- Institucionet financiare jo-bankare të pagesave dhe të huadhënies po kërkojnë me këmbëngulje marrjen e aksesit në të dhënave të klientëve në portalin e shërbimeve publike.
Në kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, këto institucione shprehen se aksesi në të dhënat elektronike të klientëve të ruajtura në portalin e-Albania do të kishte qëllim lehtësimin e identifikimit elektronik të klientëve, verifikimin e të dhënave të tyre dhe vlerësimin e profilit të riskut në kuadër të hapjes së një llogarie të parasë elektronike, të një llogarie pagese ose në përmirësimin dhe përshpejtimin e procesit të vlerësimit të kërkesës për kredi.
Sipas tyre, një akses i tillë do të realizohej ekskluzivisht mbi bazën e pëlqimit të qartë, të informuar dhe të dokumentuar të klientit, duke garantuar transparencë, siguri dhe përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shërbimet e besuara.
Institucionet financiare argumentojnë se, në kushtet e zhvillimit të shërbimeve financiare dixhitale dhe të nevojës për ofrim sa më efikas, të sigurt dhe të shpejtë të tyre në distancë, ato përballen me nevojën për të kryer procese të sakta dhe të besueshme të identifikimit elektronik të klientit, si edhe verifikime shtesë që lidhen me pajtueshmërinë, sigurinë dhe vlerësimin e riskut të marrëdhënies me klientin.
Teknikisht, institucionet financiare propozojnë që një zgjidhje e tillë të realizohet jo përmes aksesit në llogarinë personale në portalin e-Albania, por përmes një ndërfaqeje të dedikuar teknike, të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, ku institucionet e autorizuara të mund të marrin vetëm ato të dhëna që janë të nevojshme, proporcionale dhe të justifikuara për qëllimin përkatës, dhe vetëm pas marrjes së pëlqimit të qartë të klientit.
Në vlerësimin e tyre, aksesi në disa të dhëna të verifikueshme të administruara nga shteti do të ndihmonte në rritjen e saktësisë së informacionit të deklaruar nga klienti dhe në reduktimin e rrezikut operacional, rrezikut të mashtrimit dhe rrezikut të pasaktësive gjatë procesit të regjistrimit elektronik ose të aplikimit për kredi.
Konkretisht, institucionet financiare kërkojnë aksesin në të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin elektronik të klientit dhe në vlerësimin e profilit të tij të riskut, si për shembull adresën e vendbanimit, vendlindjen, vendbanimin, të dhëna mbi dokumentin e identifikimit, statusin e punësimit të klientit, punëdhënësin, nivelin e të ardhurave të deklaruara, si edhe informacion të përgjithshëm mbi burimin e fondeve.
Sipas tyre, aksesi në këto të dhëna do të kontribuonte ndjeshëm në përmirësimin e proceseve të vlerësimit të klientit, duke mundësuar një analizë më të besueshme të profilit të tij financiar dhe të riskut, në përputhje me kërkesat rregullatore për njohjen e klientit (KYC), parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT), si dhe me praktikat e shëndosha të menaxhimit të riskut. Gjithashtu, kjo do të ndihmonte në rritjen e transparencës dhe në reduktimin e varësisë nga të dhënat e vetëdeklaruara nga klienti, duke forcuar integritetin e procesit të regjistrimit fillestar elektronik dhe të marrëdhënies me klientin.
Duke marrë në konsideratë se institucionet financiare tashmë ofrojnë shërbime për publikun në mënyrë të ngjashme me subjekte të tjera të autorizuara, ato argumentojnë se se është e arsyeshme që të kenë akses të njëjtë ose të ngjashëm me atë që u njihet noterëve dhe subjekteve të tjera sipas kuadrit ligjor në fuqi, përfshirë Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 495, datë 13.9.2017, i cili parashikon ndërveprimin ndërmjet sistemeve dhe aksesin e kontrolluar në të dhëna për qëllime të ofrimit të shërbimeve publike elektronike.
Sipas institucioneve financiare, një mekanizëm i tillë do të sillte përfitime konkrete, si për to, ashtu edhe për vetë qytetarët, duke ulur kohën e nevojshme për hapjen e llogarisë së parasë elektronike ose për marrjen e një kredie, duke reduktuar ngarkesën administrative për klientin në paraqitjen e dokumentacionit, duke rritur saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave, duke përmirësuar eksperiencën e përdoruesit në shërbimet financiare dixhitale, si dhe duke forcuar standardet e sigurisë dhe pajtueshmërisë në sektor./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur në rënie edhe këtë javë, duke prekur një re...
TIRANË- Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti paras...
TIRANË- Protesta e 23-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarë...
pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët kanë vijuar marshimi e tyre drejt sheshit Nënë Tereza. Me thirrje si: "Rama n’burg...
foto ilustruese VLORË- Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qe...
TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK, ku u goditën “lordët” shqiptarë të trafikut t&eu...
pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët, të cilët mbushën plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë ...
protesta e 23 TIRANË– Ka përfunduar pjesa fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, duke shënuar përmbylljen e pje...
Pamje nga protesta TIRANË- Një tjetër qytetar është shprehur gjatë protestës së 23-të masive në Tira...