6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...

Ndonësë kanë kaluar 24 orë nga reshjet intensive që përmbyten Durrësin, uji nuk është larguar dhe pse gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kjo ndodh për shkak sepse hidrovori që u kushtoi 20 milionë euro nuk është eficent, duke bërë që kolektorët të mos tërheqin ujin, teksa një tjetër arsye është dhe bllokimi i kanaleve të ujrave të larta. Uji është në oborret dhe në brendësi të banesave të qytetit të Durrësit. Deri tani llogariten të kenë pësuar dëmë nga pëmbytjet mbi 4 mijë banesa dhe biznese. Në maj 2023 emisioni Piranjat solli një investigim që evidentonte hijet e korrupsionit mbi zhvendosjen e hidrovorit të Durrësit, në ‘Porto Romano.
Investigimi i Piranjave 5 maj 2023
INVESTIGIMI- Hidrovori i Durrësit dhe afera e dyshimtë për zhvendosjen, hije korrupsioni mbi institucionet
Tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit të vitit 2019 krahas jetëve të humbura shkaktoi dëme të shumta materiale. Vetëm në qytetin e Durrësit u dëmtuan më shumë se 700 banesa.
Mes objekteve te klasifikuara si të dëmtuar nga lëkundjet e tokës ishte edhe hidrovori i ‘Porto Romanos’. Pikërisht për këtë objekt dhe mënyrën me të cilën u operua për rikonstruksionin e tij, në redaksinë e ‘Piranjat’ ka mbërritur një denoncim ku thuhej se për këtë objekt mungonte akti konstatimit dhe ekspertiza e thelluar. Pra, pasi ndodh një fatkeqësi natyrore, në rastin tonë termet, duhet të jetë ‘Instituti i Ndertimit’ si institucion përgjegjës, i cili duhet të vlerësoje dëmet e shkaktuara. Gjë që duket se në rastin e Hidrovorit nuk ka ndodhur.
Sidoqoftë, lidhur me pretendimin e denoncuesit, ‘Piranjat’ i dërguan një shkresë për informacion Bashkisë Durrës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Institutit të Ndërtimit, në të cilën i kërkuan një kopje të akt konsntatimit dhe të ekspertizës së thelluar të ndertesës së Hidrovorit të Porto Romanos. Pak ditë më vonë të tre institucionet, kanë kthyer të njëjtën përgjigje, në të cilën nuk ka asnjë sqarim se ku nis akti i konstatimit dhe ku mbaron ekspertiza e thelluar.
Pavarësisht përgjigjeve aspak sqaruese, ‘Piranjat’ kanë vijuar me kërkimet dhe kanë konstatur se Bashkia Durrës, në 20 maj të vitit 2021, shpalli tenderin me objekt ‘Hartimi i studim projektimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit’ në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 mln lekë. Si rrjedhojë, në 22 qershor të po këtij viti, Bashkia Durrës lidhi kontratën me firmën fituese ‘INVICTUS - ANGERBA – TOWER’ me vlerë kontrate 82 mln lekë, pa tvsh, me afat një vjeçar të përfundimit të punimeve. Ndërkohë me datë 12 Korrik 2021, Këshilli Bashkiak i Durrësit, vendos spostimin e Hidrovorit nga vendi ku ndodhej prej më shumë se tetë dekadash, në një vend tjetër.
Ndërkohë, në relacionin e këtij vendimi, bën përshtypje fakti që zhvendosja e Hidrovorit, është bërë me propozimin e kompanisë ‘Invictus’, që është fituesja e tenderit 82 milionësh. Në të njëjtin relacion, thuhet gjithashtu se pika e shkarkimit të ujërave është në skajin verior të portit të ri dhe është në një zonë të detit me thellësi relativisht të madhe, e cila ka një vet-pastrim të ujrave të detit. Në të kundërt, në relacionin teknik që ndodhet në dokumentat e prokurimit, thuhet se zona e parashikuar është një zonë e mbyllur dhe nuk ka qarkullim të ujërave. Pra, konstatime nga ‘Piranjat’ diametralisht të kundërta për të njëjtin objekt. Shkurt e qartë, qëllimi i kësaj manovre, duket se ka qenë spostimi i hidrovorit. Edhe një herë arsyet mund t’i sqarojnë zotërinjte e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Gjithashtu shkeljet duket se nuk kanë përfunduar, sepse duke qenë se Hidrovori është një objekt që prokurohet me fondet e rindërtimit, leja e ndërtimit duhej te ishte zbardhur sipas vendimit të Këshillit të ministrave nr. 88, date 24.12.2019, dhe jo me nje leje infrastrukturore nga bashkia, e cila nuk ka si bazë ligjore aktet e fatkeqesisë natyrore.
Gjithashtu, në zbatim të nenit 13 të VKM 408/2015 për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit, kemi nenin 13.5 për strukturat që prokurohen me fonde publike. Lejen e merr organi që realizon prokurimin, përpara se të japë në sipërmarrje ndërtimin e strukturës. Objekti është dhënë me sipërmarrje me datë 19/01/2022 kur është lidhur kontrata 70/3 datë 19.01.2022, ndërkohë që leja e infrastrukturës, është lëshuar me 10.02.02, pasi është dhënë objekti me sipërmarrje, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Për ta shprehuar qartë, leja duhej te jepej përpara se të bëhej prokurimi, ndërsa në këtë rast është dhënë një muaj pas prokurimit, me një pafundësi parregullsish të konstatuara nga ‘Piranjat’, në shkelje të plotë të ligjit dhe me një prapavijë korruptive që nxjerr zbuluar të gjitha institucionet e përfshira në këtë aferë.
Foto ilustruse SHKODËR- Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë përmbytur qindra hektarë tokë, në qarkun e Shkod...
Foto ilustruse FIER- Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq, kanë sjellë probleme në qytetin e Fierit. Kjo ka bërë q...
Foto ilustruse KUKËS- Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiu do të vijojnë sot dhe nesër në të gjithë vendi...
Foto ilustruse DIBËR- Aksi nacional Burrel - Rrëshen ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Kjo ka bërë që qarkull...
pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në Gjirokastër. Situata u...
pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në Gjirokastër.&nb...
Foto ilustruse DURRËS- Qyteti i Durrësit po përballet me përmbytje masive dhe rreshje shiu intensive. Janë evidentuar 953 banesa, ...
pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Një rrëshqitje e një masivi dheu dhe gurësh ka ndodhur në aksin rrugor “Gjirok...
Foto ilustruse ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi i kërc&...
Bankers Petroleum Albania Ltd TIRANË- GJKKO ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish CEO’s të Bankers Pe...