LIVE UPDATES
Aktualitet

Investimi nga jashtë në borxhin e brendshëm të qeverisë shqiptare ka arritur në 20 miliardë lekë

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimit të subjekteve jorezidente në letrat e borxhit sovran të vendit u zgjerua me afërsisht 6 miliardë lekë ose 43% që nga fillimi i vitit 2025. Investitorët nga jashtë vendit mbajnë aktualisht rreth 2.5% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, nga 1.8% që zotëronin në fund të vitit të kaluar.

1 Tetor 2025, 07:53 Nga I.A
Investimi nga jashtë në borxhin e brendshëm të qeverisë
Foto Ilustruese

TIRANË- Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotëruar nga investitorët e jashtëm arriti në 20 miliardë lekë në mesin e këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimit të subjekteve jorezidente në letrat e borxhit sovran të vendit u zgjerua me afërsisht 6 miliardë lekë ose 43% që nga fillimi i vitit 2025. Investitorët nga jashtë vendit mbajnë aktualisht rreth 2.5% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, nga 1.8% që zotëronin në fund të vitit të kaluar.

Këto shifra tregojnë se roli i investitorëve jorezidentë në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë është në rritje. Vlerësohet megjithatë, se rritja e investimeve të tyre ka ardhur sidomos në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në tremujorin e dytë ka pasur një frenim të ndjeshëm, për shkak të rënies së yield-eve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e ponderuar e interesit për titujt afatshkurtër, për gjashtëmujorin e parë të vitit, ra në 2.8%, nga 3% në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe nga 3.5% një vit më parë. Për shkak të peshës mbizotëruese, ecuria e normës mesatare të interesit është përcaktuar nga norma e interesit për titujt me maturim 12-mujor, e cila është luhatur në nivelet 2.7%-2.8%, gjatë periudhës. Me gjithë normat e ulëta të interesit, kërkesa e investitorëve ka qenë relativisht e lartë dhe nevojat e qeverisë për huamarrje afatshkurtër janë përmbushur në rreth 90% të rasteve.

Ndërkohë, norma mesatare e ponderuar e interesit për titujt afatgjatë ra në 3.7%, nga një

mesatare prej 4.6% dhe 5.1% në dy gjashtëmujorët e mëparshëm. Normat mesatare të interesit për titujt me maturim 2 dhe 3 vjet ranë me 0.9 pikë përqindjeje, në 2.9% dhe 3.1%. Normat e ponderuara të interesit për titujt me maturim 7 dhe 15 vjet gjithashtu ranë me 1.2 dhe 0.6 pikë përqindjeje, në nivelet 4.0% dhe 5.6%. Normat e interesit për titujt me maturim 5 dhe 10 vjet ranë me 1.0 pikë përqindjeje,në 3.4% dhe 5.0%. Edhe në këtë segment, kërkesa e pjesëmarrësve për tituj afatgjatë në tregun primar ka qenë e lartë dhe ka plotësuar nevojat e qeverisë për huamarrje, duke përmbushur ofertën e saj në rreth 80% të rasteve.

Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare nisi në vitin 2024, me fokus kryesisht investimin në obligacione.

Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, sipas burimeve nga tregu burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për investitorë institucionalë (hedge funds), që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.

Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.

Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lekë.

Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran në dy vitet e fundit.

Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme. Një vit më parë, në mars 2024, Standard&Poor’s e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3. /Monitor.al

s&p global ratings

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri