LIVE UPDATES
Aktualitet

Jacques Attali në podcast-in e Ditmir Bushatit: Çfarë na pret në 50 vitet e ardhshme

Jacques Attali, ishte i ftuari i “Public Square” nga Ditmir Bushati

23 Qershor 2023, 20:03 Nga m.s
Jacques Attali në podcast-in e Ditmir Bushatit: Çfarë na pret
Ditmir Bushati flet me Jacques Attali

TIRANE- Jacques Attali, ishte i ftuari i “Public Square” nga Ditmir Bushati. Libri i fundit i Attali ku parashikon 50 vitet e ardhshme, por edhe përvoja si një mendje e bukur për tema të ndryshme, nga politika tek mjedisi, ai flet me Ditmir Bushatin për fenomene që na interesojne të gjithëve, nga inteligjenca artificiale, tek ekonomia e jetës, pasojat e luftës në Ukrainë, dhe një parashikim interesant për të ardhmen e SHBA, Kinës, Europës, si superfuqi apo jo…

Attali ka një shpjegim të veçantë rreth luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ajo që po ndodh është me rëndësi të madhe për Ukrainën në skenën gjeopolitike. Ukraina është furnizuese e grurit, duke ushqyer Egjiptin dhe shumë shtete të tjera afrikane. Por jo shumë njerëz e dinë se Ukraina prodhon 80% të misrit, ç'ka është shumë i rëndësishëm për Kinën. Meqë ra fjala, kjo është arsyeja pse Kina ka nevojë për paqe në rajon, pasi misri është i rëndësishëm për derrat, që përbëjnë ushqimin kryesor në Kinë. Rrjedhimisht, kuptojmë se Ukraina nuk është një shtet dosido, por një shtet kyç i politikës ushqimore globale, e cila, siç e dimë të gjithë, është gjithmonë bazë për sigurinë”, thotë ai.

Jacques Attali mendon se kjo krizë në lindje të Europës duhet t’i bëjë europianët të kuptojnë një gjë kryesore: nevojën për investime në fushën e mbrojtjes. Ndërsa interesant është parashikimi i tij për atë që do të jetë superfuqia botërore.

“Po hyjmë në një botë ku nuk ka asnjë superfuqi, saktësisht si në fund të Perandorisë Romake, ku nuk kishte asnjë tjetër ose në shekullin e shtatë, që nuk ishte periudhë dekadence apo barbarizmi, siç është thënë gjithmonë, por një periudhë lulëzimi me shumë diversitet. Pra këtu mund të futemi në një periudhë ku tregu do të jetë më i fortë se politikanët, kompanitë vërtet do të udhëheqin botën, e cila do të jetë në një periudhë kaotike. Nuk do të ketë një G7, nuk do të ketë një G20, nuk do të ketë një G2, por do të ketë një G zero. Kjo të bën të mendosh se Europa ka përgjegjësinë e saj për herë të parë në histori që të bëhet një superfuqi”, thekson ai.

Jacques Attali u ndal dhe në nismën e Komunitetit Politik Europian nga Presidenti Macron, një ide origjinale që u parashtrua nga Presidenti Mitterrand, ku ai ka qenë edhe Këshilltar i tij në atë kohë.

Ai beson se kjo është një ide e mirë, gjithmonë nëse s’do të ketë fatin e së parës dhe nëse s’do të bëhen gabimet e së parës.

“Amerikanët bënë të pamundurën për ta “vrarë” këtë nismë. Ata nuk dëshironin një Europë politike të fortë dhe as një Rusi demokratike brenda Europës”. Jacques Attali u shpreh se Europa përballet me tri sfida. “Tri sfidat kryesore të së nesërmes janë: ndryshimet klimaterike; rreziqet e luftërave dhe diktaturës; dhe rreziku i artificializimit të jetës dhe jo inteligjenca artificiale". Attali thotë “nuk kam frikë nga inteligjenca artificiale, por nga artificializimi i qënies njerëzore”.

Sipas Jacques Attali: “E gjithë bota do të përballet me këtë në mes të një periudhe, ku Kina do të ketë dështuar të jetë numri një në botë, ku SHBA-të do të jenë më të dobëta se asnjëherë, ku India do të ketë zhvillim të madh, ku Afrika do të jetë kontinenti numër një në botë për sa i takon popullsisë. Nëse ne nuk arrijmë të shkojmë drejt ekonomisë së jetës, atëherë klima do të jetë më shumë se katër gradë më e lartë, temperatura do të jetë katër gradë më e lartë sesa sot, dhe ndoshta gjysma e njerëzimit do të ndjehet si në ferr dhe do të zhvendoset. Kjo është arsyeja që duhet ta shmangim këtë në të ardhmen dhe të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur në drejtim të ekonomisë së jetës. Dhe nëse e bëjmë këtë në Europë, mund të bëhemi udhëheqës të botës”.

Rreth Jacques Attali

“Intelektual, shkrimtar, futurolog, këshilltar i posaçëm i ish-presidentit francez, François Mitterrand, drejtuesi i parë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe aktualisht mes shumë angazhimesh të tjera, president i fondacionit “Positive Planet”.

ditmir bushati jacques attali

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë