LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam në punë, djali 10 vjeç mban vajzën 10 muajshe...” Denoncimi për çerdhen

Iu drejtua Drejtorisë së Çerdheve, ku iu tha se duhet të depozitojë një dokument që prindërit janë në punë në mënyrë që të regjistrojë fëmijën.

6 Tetor 2023, 23:00 Nga I.A
“Jam në punë, djali 10 vjeç mban vajzën 10
Punonjesja

TIRANË- Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjeç dhe 20 muajshe është drejtuar në redaksinë tonë, pasi kërkon të regjistrojë fëmijën në çerdhe. Në muajin Qershor është paraqitur për të bërë aplikimin, por burri punonte në të zezë dhe zonja kishte pagesën e papunësisë.

“Jam një nënë me dy fëmijë. Djalin e kam 10 vjeç, vajzën e kam 20 muajshe. Si çdo prind dhe më takon me të drejtë, dëshiroja ta çoja vajzën në çerdhe. U hapën regjistrimet në Qershor. Ishin dokumentet përkatëse që duheshin. Midis tyre kërkohej një vërtetim që unë dhe bashkëshorti punonim, të cilat ne nuk i dispononim, për arsye, se burri punonte në të zezë dhe unë trajtohesha me pagën e papunësisë. Nuk më mori askush në telefon sepse më thanë që do ju telefonojmë që të paraqiteni”, tha denoncuesja.

Pasi bëri aplikimin shkoi në Shtator tek çerdhja dhe nuk rezultonte emri.

“U interesova 3-4 ditë para datës 1 Shtator, kur fillonin edhe çerdhet për këtë vit shkollor. Paraqitem unë dhe kërkoj emrin e vajzës sime. Më thotë dikush nga çerdhja si e ka emrin vajza, e kërkon në listë dhe më thotë që nuk rezulton në listën tonë vajza. Më thotë duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve në Tiranë”, u shpreh denoncuesja.

Iu drejtua Drejtorisë së Çerdheve, ku iu tha se duhet të depozitojë një dokument që prindërit janë në punë në mënyrë që të regjistrojë fëmijën.

“Më thotë që më sill dokumentin e pagës së papunësisë si dhe një vërtetim që bashkëshorti juaj është emigrant”, tha denoncuesja e cila pohoi se i depozitoi këto dokumente.

Më pas zonja filloi punë dhe vajzën e vogël ia mbante djali 10 vjeç. Iu tha, që në 20 Shtator do të hapeshin sërish regjistrimet. Por sërish e kthyen, duke i thënë, se nuk kishte vende në çerdhe.

“Pagën e papunësisë, vërtetimin tim nuk ma pranuan sepse më thanë vetëm nëse trajtohesh me ndihmë ekonomike në do ta pranojmë. Këtë nuk e njohim si dokument. I thashë, çfarë duhet të bëj unë. Tha ti duhet të vazhdosh punë se s’bën që të na sjellësh dokumentin. U detyrova, firmosa një kontratë në fjalë që e kisha prej disa kohësh, më dhanë dokumentin që kam vazhduar punë këtu, më thanë je në rregull dhe më thanë prit datën 20 Shtator kur të bëhet një rihapje tjetër për regjistrimin e fëmijëve. Kaluan dy-tri ditë dhe u interesova vetë. U interesova sepse isha e detyruar pasi kam djalin 10 vjeç, është në klasë të pestë. Ai ka dy javë që nuk shkon as në shkollë, më mban vajzën sepse tani firmosa kontratën që të punoja. Nuk kisha ku ta lija vajzën. Vajta për përgjigje atje dhe ata më thanë që nuk janë bërë regjistrime të reja, ti rri në pritje me shpresën se mund të largohet ndonjë fëmijë nga çerdhet ku ju kërkoni të regjistroni vajzën tuaj. Vendin e vajzës suaj e kanë vënë sepse e kanë zënë të tjerë që i kanë bërë dokumentet përpara. Unë kam ngelur sa lart poshtë duke u interesuar ata më thonë prit-prit”, tha denoncuesja.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë së përgjithshme të kopshteve dhe çerdheve, për të pyetur, se pse nuk është informuar zonja, se ku mund të ketë vende të lira në çerdhe të tjera, por na thanë, se zonja duhet të bëjë kërkesa pranë çerdheve.

Gazetarja: Ka ardhur që nga Qershori dhe ka depozituar një vërtetim, që merrte pagën e papunësisë, nuk i është pranuar. Ka depozituar kontratën e punës, nuk është pranuar…

Punonjësja: Duhet të marr të dhënat tek sektori i çerdheve për rastin.

Gazetarja: Pse nuk i është thënë zonjës për aplikim në çerdhet e tjera, që mund të përfshihen në njësinë e saj?

Punonjësja: Të drejtën për të aplikuar, e ka në shumë çerdhe. Ajo është e drejtë e prindit. Ne kemi rregullore, ku themi, prioritet sigurisht kanë prindërit dhe gjithë familjarët e njësisë. Pra, nëse ka disa kërkesa dhe janë x vende, që janë më pak se sa kërkesa, prioritet i jepet banorit të asaj njësie.

Gazetarja: Në çerdhen nr. 10 ka vende?

Punonjësja: Atë do ta vlerësojë…Fakti, që sektori i çerdheve i ka ofruar mundësinë për të parë një çerdhe tjetër dhe ajo ka zgjedhur këtë çerdhen tjetër, kjo ngelet për t’u vlerësuar.

Pas këmbënguljes së “Stop”, zonjës i erdhi lajmi për në çerdhen tjetër. Atë e njoftuan, se mund të paraqitet me vajzën në çerdhen numër 10.

Qytetarja: Sot më lajmëruan nga çerdhja nr. 10, drejtoresha, që duhet të paraqitem ditën e hënë, me vajzën, në çerdhe. Shpresojmë pozitivisht! Shumë faleminderit emisionit Stop, që më bëri të mundur realizimin jo vetëm të dëshirës, por isha edhe e detyruar, për të çuar vajzën. Ma zgjidhët problemin në kohë rekord.

Marrë nga Tv Klan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet