LIVE UPDATES
Aktualitet

Jani Aliaj me “kontratë vdekje”! Ndërroi identitetin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Zbardhen detaje nga vrasja e 49-vjeçarit në burgun e Koridhalos

Jani Aliaj që ishte një personazh po kaq i njohur i krimit në Shqipëri.

17 Shkurt 2026, 20:17 Nga E.d
Jani Aliaj me “kontratë vdekje”! Ndërroi identitetin,
Foto ilustruse

Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lala, solli këtë të martë, të reja nga hetimi mbi vrasjen e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në burgun e Koirdhalos në Greqi. Jani Aliaj, qëndronte në këtë burg prej vitit 2024, por që për të ishte firmosur një ‘kontratë vdekje’, nga e cila duket se nuk shpëtoi kurrë.

‘Kontratë vdekje’ që nuk kishte një datë dhe një firmë në fund të saj, por që ai e dinte shumë mirë që ekzistonte dhe ekzekutimi i saj do të ishte thjesht çështje kohe. Ashtu siç edhe erdhi më datë 19 Janar 2026. Jani Aliaj që ishte një personazh po kaq i njohur i krimit në Shqipëri. Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 49 vjeçari nga Tepelena, Jani Aliaj, kishte përfunduar në këtë burg, pas arrestimit të tij, mbrëmjen e vitit të ri 2024.

Nata ku ai do të duhej të festonte vitin e radhës në arrati, por që e kishte gjetur atë të papërgatitur për suprizën që do i trokiste në derë. Ku në vend të babagjyshëve, ata që po i trokisnin në portë për t’i dhënë dhuratën e fundvitit, ishin Forcat Speciale të Policisë. Të cilët kishin kohë që e kishin lokalizuar.

Dhe po prisnin kohën e duhur për ta neutralizuar, kjo duke ditur jo vetëm rrezikshmërinë e tij të lartë si person që kishte kryer krime të shumta, por edhe aftësinë e tij, se si kishte mundur t’i fshihej për një kohë të gjatë autoriteteve ligjzbatuese.

Por që po kështu kishte ditur më së miri të arratisej nga burgu, siç kishte bërë nga ai i Korfuzit, ku ishte izoluar në vuajtje të dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptaru, si edhe armëmbajtje pa leje. Ngjarje këto të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Krime të cilat pas arratisjes nga burgu i Korfuzit në Greqi, e kishin bërë që të fshihej në Shqipëri.

Këtu ku ai ishte përfshië në dy episode të dhunshme me humbje jete. Fillimisht në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa për të vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, kishte përfunduar me disa të plagosur. Ku Aliaj ishte në kërkim për tre akuza.

Dhe episodi i dytë edhe më i rëndë, është pikërisht ky këtu që shikoni edhe në këto pamje filmike. Ku mbrëmjen e datës 1 Maj 2016, Jani Aliaj, u fut në ambientet e brendshme të një lokali në ish-Bllok në kryeqytet dhe qëlloi me një pistoletë me mulli për vdekje, me dy plumba në kokë, Elton Çiçon. Vrasje për të cilën u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

Por që dënimi i tij nuk u ekzekutua kurrë, pasi menjëherë ai u zhduk nga qarkullimi, për t’u zhvendosur mesa duket në Greqi. Aty ku jetoi dhe vazhdoi veprimtarinë e tij kriminale, deri natën e arrestimit në ndërrimin e viteve, më 31 Dhjetor 2024. Ku fshihej me identitetin e rremë Aleksan Kreshnik. Një identitet që i kishte mundësuar për një kohë të gjatë të lëvizte i lirë.

Por që i kishte dhënë mundësinë të ndërronte edhe pamjen e tij të jashtme. Siç shikohet edhe në këtë foto, në momentin e arrestimit të tij. Ku ndryshe nga fotot e tjera të bëra tashmë publike rreth identitetit të tij. ai shfaqet me flokë të mbjella, ose me paruke.

Por çfarë e çoi drejt ekzekutimit Jani Aliajn? Kush është autori i dyshuar dhe pse hetimet kanë marrë një rrjedhë tjetër?

Ngjarje të komplikuara por që hedhin dritë mbi një sipërmarrje të frikshme kriminale, ku protagonistë janë shqiptarë, të përfshirë në mënxyra që i kanë hije vetëm botës së nëndheshme.

Të cilët kundrejt pagesës janë të gatshëm të mos kursejnë asnjë formë terrori, për të arritur qëllimin e tyre. Po kaq të frikshëm sa shfaqen edhe vrasësit në burg të Jani Aliajt. Që duhet t’ua ketë bërë aq shumë borxh, sa ata donin ta hiqnin qafe me çfarëdo lloj forme, apo mundësie që mund t’u vinte në dorë. Vrasje në burg e cila fillimisht u ndal te një emër.

Një ekzekutor grek me pagesë i dënuar me burgim të përjetshëm i cili qelinë e tij e kishte ngjitur me atë të Jani Aliaj në sektorin nr 3 të burgut të Koridhalos. I njëjti vrasës i cili më 18 Gusht 2015, kur ishte vetëm 18 vjeç, kishte vrarë 47 vjeçarin, shqiptarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Bashimi, një ish-i dënuar për vjedhje i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Agio Pantaleimona. Vrasje e cila thuhet se u krye në shenjë hakmarrje, pasi vëllai i tij Marsel Bashimi ishte përfshirë në krime të rënda në Greqi.

Ku në njërin prej tyre kishte bashkëpunuar edhe me dy personazhë të rrezikshëm të krimit. Konkretisht Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Artan Cuku. Ngjarje kjo e ndodhur më datë 8 Gusht 2017, në Tiranë.

Por që policia greke dyshoi që në fillim që krimi ishte porositur jashtë burgut. Dhe vrasësi ishte përdorur thjesht për të kryer vrasjen siç ndodh në krime të tilla, ku të përfshirë janë të dënuar me burgime të përjetshme.

Të cilët duke ditur se asgjë nuk mund t’u japë lirinë, pranojnë kundrejt vrasjeve brenda burgjeve, privilegjet që mund t’u ofrojnë porositësit e krimeve. Jani Aliaj që në fakt për të kjo nuk ishte hera e parë që ishte shënjestër e atentateve të ngjashme.

Ndaj për këtë arsye, pasi kishte kaluar disa muaj në sektorin e burrave në burgun e Koridhalos, për çështje  sigurie ai ishte zhvendosur në burgun e grave. Kjo pas dyshimeve dhe sinjalizimeve që vinin herëpashere për atentate ndaj tij. Informacione të cilat i kishte edhe policia greke.

Mediat greke

‘Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një ‘kontratë vdekje’, pak kohë më parë ai ishte transferuar në burgun e grave, për arsye mbrojtje. Por papritmas, më pas ai u vendos pa ndonjë justifikim që të transferohej sërish në burgun e burrave.’

Por në fakt dërgimi i Jani Aliaj në burgun e grave, që në një situatë tjetër do të ishte cilësuar si një fyerje për një eksponent të krimit të rangut të tij, në fakt do kishte qenë një shpëtim për të. Kjo pasi vetëm dy muaj para se ai të qëllohej me dy goditje vdekjeprurëse thike në qelinë e tij, ai kishte qenë pre e një tjetër sulmi vrastar ndaj tij në burg.

Sulm të cilit i shpëtoi paq. Por jo aq sa për të ndërgjegjësuar autoritetet e burgut ku ai ndodhej, mbi rrezikun që i kanosej jetës së tij brenda zgavrës së qelisë.

Duke e lënë jetën e tij në mëshirë të fatit. Një pikëpyetje e cila u ngrit edhe nga gazetarët grekë që merren me analizimin e ngjarjeve të krimit.

Se si është e mundur që autoritetet në burgun e Koridhalos qëndruan spektatore të këtij krimi të paralajmëruar dhe nuk vepruan. Por ndërsa në fillim emri që u përfol si vrasës në qeli i Jani Aliaj ishte ai grekut 28 vjeçar, të përfshirë në krime të ngjashme, shpejt hetimet rrodhën në një tjetër sens./BalkanWeb

jani aliaj vrasje greqi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi