All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Jemi pak gjyqtarë dhe shumë çështje”, rrëfimi prekës i të afërmes së gjyqtarit Astrit Kalaja, tregon shqetësimet e fundit të tij: Puna po bëhet e lodhshme

 Një prej familjareve të tij, Lira Parruca, foli për emisionin “Top Story”, ku kujtoi gjyqtarin si një profesionist të drejtë dhe të përkushtuar, i cili kishte trajtuar çështje të vështira gjatë karrierës së tij.

8 Tetor 2025, 22:30 Nga M.L
“Jemi pak gjyqtarë dhe shumë çështje”,
Foto nga emisioni
All - Paragraf - 1

TIRANA- Ekzekutimi me tre plumba në kraharor i gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit menjëherë pas dhënies së vendimit, ka tronditur opinionin publik dhe jo vetëm. Një prej familjareve të tij, Lira Parruca, foli për emisionin “Top Story”, ku kujtoi gjyqtarin si një profesionist të drejtë dhe të përkushtuar, i cili kishte trajtuar çështje të vështira gjatë karrierës së tij.

Parruca ka treguar dhe bisedën e fundit më të, i cili ndër të tjera i shprehte shqetësim se ‘ka shumë çështje, dhe pak gjyqtarë’, e duke i shtuar se ndihej i lodhur nga puna. Ndër të tjera, përsa i përket anës profesionale, ajo e përshkruan gjyqtarin e ndjerë  si një njeri shumë të përkushtuar, serioz dhe të drejtë.

PJESË NGA FJALA E SAJ:

“Titit, siç e kam quajtur gjithmonë, e kam përjetuar shumë rëndë. U trondita, u shokova… por besoj se kushdo që e ka dëgjuar këtë lajm, është ndier njësoj. Sepse nuk mund të mos të të tronditë humbja e një njeriu si ai, e aq më tepër mënyra e dhimbshme si ndodhi.

Edhe sot, çdo ditë që kalon, ende më duket e pabesueshme. Dhe ndoshta ne që jetojmë jashtë, e përjetojmë edhe më thellë këtë dhimbje,sepse s’jemi dot pranë familjes, s’e ndajmë dot me të tjerët, mbetemi me lotin brenda vetes.

Titin e kam njohur që kur kam lindur. Ka qenë gjithmonë aty, pjesë e familjes sonë, pjesë e gëzimeve, pjesë e kujtimeve tona. Që kur fillova punë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u afruam edhe më shumë, sepse ai ishte jo vetëm kushëri, por edhe një mbështetje profesionale dhe njerëzore e jashtëzakonshme.

Ishte një njeri që të ngjante sikur e njihje prej kohësh, edhe nëse e takoje për herë të parë. Ishte i hapur, i dashur, plot humor, plot jetë. Kishte një shpirt të madh, një empati që rrallë gjendet. Ishte njeri që të dëgjonte, të kuptonte, dhe të ndihmonte pa e menduar dy herë.

Në profesionin e tij, ishte i përkushtuar, serioz dhe i drejtë. Shumë njerëz kërkonin mendimin e tij, sepse e dinin që tek Astriti do gjenin një njeri që dinte ligjin, por edhe drejtësinë njerëzore. Ka trajtuar çështje të vështira, por gjithmonë me dinjitet dhe profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe njerëzit.

Kur u takuam për herë të fundit, në gusht të këtij viti, më tha se puna ishte bërë shumë e lodhshme. “Jemi pak gjyqtarë dhe shumë çështje,” më tha. “Po punoj darkave, fundjavave, edhe në pushime… nuk po pushoj dot fare.”

Edhe pse i lodhur, nuk ankohej për veten, vetëm fliste me përgjegjësi, si gjithmonë. Ishte njeri që e donte punën, e bënte me pasion e me ndershmëri.

Jeta e tij ishte modeste, por plot dashuri. Ishte i dashur nga të gjithë – kolegë, miq, shkodranë. Edhe pse punonte në Tiranë, zemra i rrihte gjithmonë për Shkodrën. Çdo fundjavë kthehej atje, në qytetin që e donte aq shumë.

Titi kishte shpirt artistik. Lexonte shumë, ishte i ndjeshëm, i dashuruar me të bukurën, me familjen, me jetën, me njerëzit e mirë. Kishte një dritë të brendshme që e ndjeje sapo e takoje.

La pas një familje të mrekullueshme, bashkëshorten, që për mua është shume e dashur, një grua e fortë, e mençur dhe e ndjeshme.

La pas tre fëmijë, tre yje: dy të rriturit, që janë profesionistë te zote dhe njerëz të jashtëzakonshëm, dhe vajzën e vogël, 15 vjeçare, një vajzë e mrekullueshme që po shkëlqen si një rreze drite.

Kjo është një humbje shumë e madhe. Jo vetëm për ne, familjen dhe miqtë, por për gjithë shoqërinë, për Shkodrën, për drejtësinë, për këtë vend që humbi një njeri me kaq shumë vlera, me shpirt të madh, me zemër të pastër.

Astriti do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, në zemrat tona, si njeri që dha dashuri, drejtësi dhe dritë. Dhe unë do ta kujtoj gjithmonë si Titin tim të dashur – me buzëqeshjen e tij të qetë, me humorin e tij të butë, me shpirtin e tij të mirë që nuk shuhet kurrë”, shprehet ajo.

astrit kalaja

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet