Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vizita është kryer me qëllim ekzaminimin e tij shëndetësor nga një mjek kirurg, që shërben pranë spitalit rajonal të Durrësit, institucion ky që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
DURRËS- Vizita në spital e të paraburgosurit, Altin Ndoci, ishte planifikuar qysh në datën 13 Janar 2026, nga doktoresha e burgut të Durrësit Ylfete Sema.
Vizita është kryer me qëllim ekzaminimin e tij shëndetësor nga një mjek kirurg, që shërben pranë spitalit rajonal të Durrësit, institucion ky që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Mjekja e burgut që dha rekomandimin për konsultë, as nuk e kishte vizituar 38-vjeçarin, por ishte bazuar vetëm në fjalët e kryeinfermierit të IEVP-së, Aulon Çuku, i cili i kishte thënë se Altin Ndoci kishte probleme.
Por pikërisht ditën e planifikimit të vizitës shëndetësore, ai është larguar nga ambientet e spitalit, duke mos u gjendur nga policia ende dhe sot.
Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit, të siguruar nga gazetari Elton Qyno, mjeku kirurg që shërben pranë spitalit të Durrësit, nuk ka mundur ta vizitojë pacientin e paraburgosur pasi siç ka deklaruar ai, ishte në një tjetër operacion me një pacient civil të planifikuar më parë.
“…unë kam marrë kontakt shumë pak. Kam urdhëruar infermierinë e spitalit ti bëjnë një qetësues me qëllim ndalimin e dhimbjeve të pretenduara nga i paraburgosuri dhe më pas kam vijuar për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale me një pacient tjetër. I kam thënë që duhet të presin diku 2 orë pasi do të vonohesha…”, ka deklaruar mjeku kirurg gjatë fazës kur është marrë në pyetje në prokurorinë e Durrësit.
Gjatë kohës së pritjes në ambientet e spitalit, Altin Hajri mësohet se ka shkuar në tualet rreth 4 herë. Sipas dyshimeve të policisë së Durrësit, ai ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij të jashtëm përmes dritares së tualetit, duke koordinuar veprimet që duhet të kryenin.
Një fakt i tillë nuk është vënë re nga asnjë punonjësit e policisë së burgjeve që e shoqëronin. Kur gjithçka ishte përsosur nga jashtë, Altin Ndoci, sërish ka kërkuar të shkojë për herë të katërt në tualet.
Policët e kanë shoqëruar aty dhe pasi ka dalë nga banjat e spitalit, Altin Ndoci, ka qëlluar me grushta në gjoks dy punonjësit e policisë së burgjeve, të cilët janë rrëzuar në dyshemenë e korridorit të spitalit.
Pas kësaj Altin Ndoci, vrapon me shpejtësi duke dalë në oborrin e spitalit dhe futet në makinën tip “Audi” ngjyrë të zezë, duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur ende dhe sot.
Në dosjen e prokurorisë së Durrësit nënvizohet fakti se kryeinfermieri Çuku, përgatiti gjithçka dhe ia çoi urdhrin shefit të komanduar të policisë së Burgut, Dezdemon Pazaj.
“…por më parë, ia dërgoi edhe vetë drejtorit të burgut, Indrit Cërloj, i cili e miratoi pa vonesa lejen pa faktuar nëse mjekja i kishte bërë vizitë, dhe pa mbikëqyrur rregullat e shoqërimit…”- thotë prokuroria e Durrësit.
Altin Ndoci akuzohet nga SPAK si një nga njerëzit që konsiderohen si krahu i armatosur i organizatës kriminale të “Çopjave” në Elbasan, i dyshuar për vrasje, por komisioni i vlerësimit në burg, me firmë të drejtorit të shkarkuar dhe arrestuar tashmë, kishte gjykuar se 38-vjeçari nuk paraqiste rrezikshmëri për u arratisur (vlerësim ky i 4 dhjetorit të vitit 2025).
Pavarësisht kësaj Altin Ndoci, është një i paraburgosur që mori pafajësi në Gjykatën e Posaçme, për 4 vrasje si ajo e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Angjelo Avdisë.
Aktualisht Ndoci, po gjykohet për 5 vrasje të tjera në SPAK dhe disa akuza shtesë që lidhen me aktivitetin e tij kriminal./Syri.net
Altin Meçaj FIER- Altin Meçaj ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen përmes rrjeteve sociale. Këtë herë ai k...
Operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane, në kërkim 3 vëllezërit, kokat e grupit që mashtronin qytetarët e BE përmes Cal...
TIRANË- Operacioni i SPAK dhe BKH në bashkëpunim me autoritetet italiane i cili po zhvillohej në një nga kullat e kryeqytetit&nb...
PATOS- Fatjon Asllani, fermer në zonën e Zharrëzës, në Patos ka rrëfyer se rreth 30 tonë domate janë shkatër...
ANGLI- Një ish-oficere burgu është burgosur pasi u kap nga kamera e saj video duke kryer një akt seksual me një të burgosur. Reb...
Xhuli Meçaj FIER- Xhuli Meçaj, motra e të dhunuarit Altin Meçaj ka folur për mediat, ku ka bërë thirrje, q&eu...
foto ilustuese PALASË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Palasë. Mësohet se një mjet fadromë ka godi...
TIRANË- Pas një investigimi të përbashkët të emisionit italian Le Iene me gazetarët tanë, u bë i mundur denoncimi...
Altin Ndoci DURRËS- Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit. Mës...
Foto Ilustruese TIRANË- Gjatë mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë k...