Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
E pakursyer me energjinë elektrike shfaqet dhe Ministria e Ekonomisë, e cila përveç zyrave të ndriçuara pa punonjës, harron ndezur edhe kondicioner me dritare hapur.
24 orë dritat ndezur në një periudhë kur është shpallur emergjenca energjitike deri në qershor të vitit 2023. Ky ndriçim pa pushim edhe kur bie muzgu edhe kur agon është i dukshëm jo vetëm në Ministrinë e Jashtme por edhe në institucione të tjera publike.
Për të përballuar krizën energjitike me një plan masash kursimi, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria duhet të jetë e para që të jap shembullin, por mesa duket ky shembull është jo i mirë për sa kohë në mbrëmje kur ka mbaruar orari zyrtar i punonjësve të shtetit, në ministri gjen drita të ndezura, jo vetëm në korridore por edhe dritat dekorative…
“Shpërdoruesit më të mëdhenj të energjisë elektrike janë institucionet administrata shtetërore, kuptohet që ky keqmenaxhim lidhet me ndriçimin e tepruar dhe ngrohjen me orë të zgjatura ose kur nuk është e nevojshme”– tha Azmer Duleviç- inxhinier elektrik
E pakursyer me energjinë elektrike shfaqet dhe Ministria e Ekonomisë, e cila përveç zyrave të ndriçuara pa punonjës, harron ndezur edhe kondicioner me dritare hapur. Edhe dritat në shkolla janë me bollëk, pavarësisht se qeveria u shpreh se në strategjinë e kursimit të energjisë pas mbarimit të mësimit ato duhen fikur.
Edhe pse ka një orë që ka përfunduar mësimi, klasat janë boshatisur, sërish dritat në këto godina vijojnë të jenë të ndezura.
“Po të vini në kryeministri do të shikoni që godina nuk ndriçohet si më parë”– tha Rama.
Teksa godina e kryeministrisë është e pandriçuar, paradoksalisht, përballë saj kryesia e kuvendit me morinë e dritave të ndezura i jep dritë dhe kryeministrisë.
Në po të njëjtin bulevard, qëndron e ndriçuar presidenca dhe duket se shqetësimin e kryeministrit nuk e ka reflektuar as korpusi universitar me dritat e jashtme të ndezura dhe katet plot dritë pa student e pedagoge.
Administrata shtetërore duhet të kursejë 15% energji krahasuar me një vit më parë sipas vendimit të këshillit të ministrave, në të kundërt do të gjobiten në vlerën e 50 mijë lekë drejtuesi i institucionit ose administratorët e emëruar energjitike, por për ekspertët nevoja e ‘policisë së dritave’ nuk duhet të shtojë kostot, por kontrollin duhet ta kryejnë punonjësit e trajnuar pranë Ministrisë së energjitikës.
“Në vendin tonë për më shumë se 3 vite kemi funksionale Agjencinë e Efiçencës energjitike e cila ka liçensuar më shumë se 250 menaxherë energjie. Këta janë personat e duhur me njohuri teknike për të ulur konsumin e energjisë.”- tha Azmer Duleviç, inxhinier elektrik./TopChannel
Yoram Frig dhe Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një foto me specialistin izraelit të përgjim...
Dionis Myrtollari KORÇË- Dionis Myrtollari, i cili u akuzua se ka ngacmuar djalin e Ativie Qazimllari, me probleme të shëndetit mendo...
Protesta TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë konfirmon se nesër do të rikthehen n&e...
Spitali i Traumes TIRANË-Një aksident i rëndë pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Personi me inicialet L.T, 40 vjeç &eu...
Renado dhe Eglantin Hasula KLOS- Dy personat që shihni në foto janë 39-vjeçari Eglantin Hasula dhe djali i tij, Renado, të cil&e...
Edinjo Pulti LUKSEMBURG- Edinjo Pulti është në listën e kriminelëve më të kërkuar në Europë që nga v...
Ilaçet kontrabandë SARANDË- Çifti Angjeli nga Saranda, të cilët u arrestuan nga policia e Vlorës për kontraband...
Pamje nga operacioni SPANJË- 3 vite hetime kanë çuar në arrestimin e 7 personave, por duket se prangat po u tunden edhe të tjer&...
Foto ilustruese MEKSIKË- Mafia shqiptare ka prezencë të lartë në Meksikë! Kështu raporton sërish media meksikane 'E...
Pamje nga porti EKUADOR- Më shumë se 1 ton kokainë është gjetur e fshehur në 432 kuti kallamarësh në Ekuador. ...