LIVE UPDATES
Aktualitet

Ka mungesë tregu në Shqipëri/ Fermerët lehtësojnë krizën e Greqisë për fuqi punëtore, atje ka ‘uri’

Mungesa e pikave grumbulluese dhe kantinave që ata shpeshherë kanë kërkuar nuk është arsyeja e vetme. Çmimet e larta të pesticideve, mungesa e politikave mbështetëse dhe emigracioni i lartë po i lënë në stok prodhimet e fermerëve.

8 Tetor 2022, 14:59 Nga k.m.
Ka mungesë tregu në Shqipëri/ Fermerët lehtësojnë
Foto ilustruese

TIRANË- Në kushtet e një mungese të tregut vendas, fermerët po largohen drejt Greqisë e cila nuk ka më fuqi punëtore për të përballuar punët e sezonit të vjeljes. Fermerët shqiptarë ndihen jo të vlerësuar për atë çka fund sezoni i çdo prodhimi u jep. Edhe për vreshtat e për ullirin nuk ka treg. Ashtu siç nuk pati për shalqinjtë e Lushnjes apo për qershitë e Dibrës gjatë verës.

Mungesa e pikave grumbulluese dhe kantinave që ata shpeshherë kanë kërkuar nuk është arsyeja e vetme. Çmimet e larta të pesticideve, mungesa e politikave mbështetëse dhe emigracioni i lartë po i lënë në stok prodhimet e fermerëve.

Nga ana tjetër, Greqia është në ‘uri’ për forcë punëtore.

Sipas autoriteteve vendore greke, kërkesat më të larta për punëtorë sezonalë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë nga Qarku i Korçës dhe Elbasanit. Unioni i Koperativave Bujqësore të Imatheas në një takim që pati me një delegacion shqiptar të përbërë nga kryetarët e Bashkive të Belshit, Prenjasit, Prefektët e rajoneve të Korçës dhe Elbasanit dhe përfaqësues nga ministria shqiptare e Bujqësisë, diskutoi për nxitjen e punësimit sezonal.

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për punësimin sezonal në vitin 2020 dhe çdo vit rreth 10 mijë punëtorë shqiptarë punësohen për disa muaj në Greqi, kryesisht në bujqësi. Por sipas Ervin Resulit, ekspertit të bujqësisë, nëse Ministria e Bujqësisë do të ofronte mbështetje të mjaftueshme për sektorin në vend, shqiptarët nuk do të largoheshin drejt Greqisë për një punë që do e bënin shumë mirë dhe në Shqipëri.

Ka mungesë tregu në Shqipëri/ Fermerët lehtësojnë
Ervin Resuli

“Pjesa dërrmuese e prodhimeve të fermerëve shkojnë dëm sepse ministria e Bujqësisë nuk informon se çfarë kulturash duhet të prodhojnë dhe nuk i orienton fermerët si të menaxhojnë produktin”, thotë mandej ai.

Para mungesës së tregut dhe kalbjes së fruta-perimeve në sera, problematika nisi që më shtrenjtimin e çmimeve të lëndëve kimike të cilat i rritën më shumë kostot për fermerët.

“Çmimi i një kuintali ure është rritur me 50% në sezonin e fundit të mbjelljeve, ndërsa në të njëjtën masë janë rritur çmimet e farave, fidanëve, plastmasës , hekurit, plehrave dhe pesticideve. Rritje të cilat ndodhën në një kohë kur prodhuesit kishin pësuar humbje gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve, si rrjedhojë e prodhimit jo cilësor nga fara e keqe”, thotë për Gazetasi.al ai.

Ndërsa sipas Eduard Sharkës, kreu i Shoqatës së Fermerëve, goditja e parë që iu dha bujqësisë nisi me heqjen e skemës së TVSH-së të rimbursueshme.

Ka mungesë tregu në Shqipëri/ Fermerët lehtësojnë
Eduart Sharka

“Ligji i skemës së TVSH-së detyronte që grumbulluesi të paguante fermerin mbi çmimin e shitjes edhe 6%-shin e TVSH-së dhe kjo quhej TVSH e zbritshme. Për produktet që shiteshin brenda vendit, TVSH-ja i ngarkohej konsumatorit, gjë që është shumë e padrejtë ndërsa për produktet e eksportit, rimbursohej.

Duke qenë se grumbulluesit kryesorë i blinin mallrat e eksportit nga fermerët, 6% që iu ishte paguar fermerëve mbi çmimin e tregut, rimbursohej nga shteti si tepricë kreditore e TVSH-së.

Për vitet 2014-2018, TVSH-ja e kompensueshme ishte 20% dhe për periudhën 2019-2021 u ul në 6%. Këto fonde i kushtuan buxhetit të shtetit, por skema, pavarësisht se konsiderohej e padrejtë, që një tregtar të paguajë një tjetër për llogari të shtetit pa mbajtur komision, ndihmoi indirekt fermerin”, tha Sharka për Gazetasi.al.

Ai mbyll se ndryshe nga vendet perëndimore por edhe ata të rajonit që u kanë paraprirë pasigurive të këtij biznesi, në Shqipëri subvencionet janë të pamjaftueshme duke mos i stimuluar fermerët dhe politikat fiskale janë jo favorizuese. Sipërfaqet e mbjella në serat e Myzeqesë kanë rënë me mbi 25% sipas të dhënave të terrenit të grumbulluara nga fermerët, eksportuesit dhe tregtarët e inputeve.

Luhatja e prodhimit bujqësor në këtë zonë është sinjalizuesi më i qartë i çrregullimit të ekonomisë vendase dhe trajektores së krizës ku ka hyrë bujqësia, thonë ekspertët./GazetaSi

cmimet e pesticideve greqi fermeret shqiptare


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë