LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam 3 vjet që nuk i shoh, që ditën e arrestimit“/ 40-vjeçari shkodran kërkon mes lotësh të gjejë vajzat e tij

Kur ishte në paraburgim Pjetër Kola, mësoi se ish-bashkshortja ishte larguar jashtë-shtetit, ndaj bëri kallëzim për zhdukjen e fëmijëve, por nuk mori përgjigje. Ndërkohë sot, ai bashkëjeton me dikë tjetër dhe kërkon të nisë një jetë të re, por veç brengës për fëmijët, ajo që e shqetëson është procesi i papërfunduar i divorcit me ish-gruan.

28 Mars 2025, 22:06 Nga B.Z
“Kam 3 vjet që nuk i shoh, që ditën e arrestimit“/
Foto ilustruese

SHKODËR - Historia e Pjetër Kolës, 40-vjeçarit Shkodran nga Vau i Dejës lidhet me ish-bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, 5 dhe 3 vjeçe. Këtë të fundit ai e la disa muajshe kur Policia e arrestoi për “dhunë në familje”. Në vitin 2022 Pjetri u dënua pas kallëzimit të ish-bashkëshortes dhe prej asaj kohe nuk ka patur kontakt me fëmijët.

Kur ishte në paraburgim ai mësoi se ish-bashkshortja ishte larguar jashtë-shtetit, ndaj bëri kallëzim për zhdukjen e fëmijëve, por nuk mori përgjigje. Ndërkohë sot, ai bashkëjeton me dikë tjetër dhe kërkon të nisë një jetë të re, por veç brengës për fëmijët, ajo që e shqetëson është procesi i papërfunduar i divorcit me ish-gruan. Kjo e fundit pretendonte se dhunohej nga Pjetri, ndërsa 40-vjeçari më herët ka kërkuar divorc për “mospërputhje karakteri”, dhe siç thotë ai, gjithçka nisi pasi i kërkoi të bënin AND-në e fëmijëve.

Pas intervistës me 40-vjeçarin Shkodran, ritakohemi për të nisur kërkimet, me shpresën e gjetjes së fëmijëve. Ndalesën e parë e bëjmë në qytetin e Shkodrës. Ish-gruaja e tij nuk ndodhej në banesën ku kishin jetuar më parë. Ajo kishte mbyllur edhe numrin e vjetër të telefonit. Kështu u detyruam që bashkë me Pjetrin të shkonim në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Bardhaj. Pavarësisht ndjeshmërisë që ka kjo çështje te familja e vajzës, ishim shpresplotë që do të marrim informacion për vendndodhjen e saj dhe të fëmijëve.

Një vajzë afrohet tek porta. Ishte ish-kunata e Pjetrit. Pasi mësoi qëllimin e vizitës sonë, ajo telefonoi mamanë e saj, e cila u shpreh e gatshme që Pjetri t’i takojë fëmijët, por nëna e vajzave nuk ishte dakord. Megjithatë një dritë jeshile e morëm. Bashkë me Pjetrin shkuam në Polici për të qenë të sigurtë dhe më pas në dyqanin më të afërt blemë dhurata për vajzat e vogla. Sapo mbërritem, vajzat e vogla dolën njëra pas tjetrës. Pas pak, me dhuratat në dorë na u bashkua edhe Pjetri. Vajzat iu hodhën në qafë dhe ai ishte një nga momentet më emocionuese. Të bindur, se as Pjetri dhe as vajzat nuk do donin që ky takim të mbaronte kaq shpejt, por ishte vërtet si një fillim i ri. Mes babait dhe vajzave të vogla, nisi një tjetër kapitull.

“Ndihem shumë mirë! Ju falenderoj me gjithë zemër. Jam shumë i gëzuar. Tani po qaj nga qejfi jo nga halli. Gjë e mrekullueshme. S’kam parë ndonjëherë gëzim më të madh”, tha Pjetri pas takimit.

Ndërkohë sa i takon procesit të divorcit, i bëmë një shkresë zyrtare Gjykatës së Shkodrës, lidhur me statusin e çështjes së Pjetrit dhe ish-bashkëshortes, por nuk morëm përgjigje. Megjithatë, në rrugë jozyrtare zbuluam se për çështjen e regjistruar në muajin mars 2022, janë zhvilluar gjithsej 5 seanca, prej tetorit 2023 deri më 28 maj 2024. Dhe në të pesta seancat, pala e paditur, pra ish-bashkëshortja e Pjetrit, nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.

Ndaj më 28 maj 2024, është marrë në mungesë vendimi për zgjidhjen e martesës, por ky vendim edhe sot e kësaj dite, ende nuk është zbardhur dhe nuk është reflektuar në gjendjen civile të Vaut të Dejës, ç’ka e penalizon Pjetrin të lidhë martesën me gruan me të cilën bashkëjeton prej vitesh./Piranjat

pjeter kola

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit