6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij Artur Kalemi është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. I vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe plumbat e automatikut e plagosën duke i marrë jetën.
MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Mësohet se nga atentati i mbrënshëm ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi.
Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij Artur Kalemi është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. I vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe plumbat e automatikut e plagosën duke i marrë jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut 2024 dhe tronditi qytetin e Memaliajt rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Autori/rët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt viktimave.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit që ndodheshin aty në atë moment. 74 vjeçari është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Policia e Gjirokastrës njoftoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve" thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.
Vrasja e Edmon Papës
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.
Vrasja e Sadikajt
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.
Foto ilustruese MEMALIAJ- Tre persona kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme dhe një është plagosur rëndë pas një a...
Foto ilustruese MEMALIAJ- Një atentat i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Memaliaj. Dyshohet se tre persona kanë mbetur t&...
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti pritet të jet fillim...
MEMALIAJ- Një atentat i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Memaliaj. Dyshohet se tre persona kanë mbetur të vrarë, n...
Foto ilustruese ELBASAN- Në një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së Elbasan...
Zjarr FIER- Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen “11 Janari” në Fier është p&e...
Aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar në Tiranë, ku një mjet ka përfunduar duke u përplasur me dy b...
Foto ilustruese DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka zhvilluar seanca gjyqësore për të p...
Butrinti BUTRINT- UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë Kulturore në Rrezik por u k...
Aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Katania të Siçilisë. Një au...