7 Tetor 2025, 11:00
Nga E.d
Foto ilustruse
BERAT - Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka kërkuar rritjen e menjëhershme të sigurisë për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare stafi i Gjykatës së Beratit ka shprehur tronditjen e thellë ndaj rastit kriminal ku gjykatësi Astrit Kalaja mbeti i vrarë.
Në postim e saj thuhet se ky është një akt kriminal dhe një kambanë alearmi për qeverinë e gjyqësorit. Në fund stafi i Gjykatës së Beratit i ka shprehur ngushëllime kolegëve dhe miqve të gjyqtarit i cili u ekzekutua ditën e djeshme nga autori Elvis Shkambi.
“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat shpreh tronditjen e thellë për aktin kriminal ndaj vrasjes së gjyqtarit në krye të detyrës. Kjo tragjedi për sistemin e drejtimin e drejtësisë dikton nevojën e ngutshme për marrjen e masave për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Ky akt kriminal duhet të jetë një këmbanë alarmi për qeverinë e gjyqësorit dhe duhet ta frymëzojë për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj sigurisë në sistemin gjyqësor.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i shpreh ngushëllimet familjarëve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit”, thuhet në postimin e bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
masa berat astrit kalaja
Aktualitet
7 Tetor 2025, 10:55
I.A
Arrestimi i Elvis Shkembit
TIRANË- Momenti i arrestimit të Elvis Shkambit ditën e djeshme nga policia është publikuar. Në...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 10:45
I.A
Gjon Shkëmbi
TIRANË- Vrasja e djeshme e gjyqtarit Astrit Kalaja ishte një ngjarje e paralajmëruar më parë nga vetë xhaxh...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 10:19
E.d
Foto ilustruse
KOLUMBI - Një invesitigim i bërë nga gazeta kolumbiane EL Tiempo ka treguar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz ndaj sh...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 09:37
I.A
TIRANË- Policia ka zbardhur emrat e të gjithë personave të arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme ...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 09:34
E.d
Pamje nga vendngjarja
TIRANË- Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të krimit të rëndë ku mbeti i vdekur gjykatësi ...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 09:26
I.A
Astrit Kalaja
TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndë...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 09:23
E.d
Foto ilustruse
ITALI - Një shqiptar i cili dyshohet se është autori kryesor i atentatit mafioz në Brescia, është arrestuar ng...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 09:15
I.A
Vendi i vrasjes
TIRANË- Dinamika e ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apeli...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 08:58
I.A
Gjykata e Apelit
TIRANË- Proceset gjyqësore në Gjykatën e Apelit janë pezulluar ditën e sotme të gjitha. Mësohet se...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 08:55
I.A
Astrit Kalaja
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallë...