17 Janar 2025, 10:40
Nga N.F
Qytetarët para Kadastrës
FIER- Ditën e sotme dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kadastrës Fier për të protestuar për certifikatën e pronësisë. Gjatë fjalës së tyre qytetarët shprehen se ata po zvarriten nga procedurat shumëvjeçare dhe edhe nuk janë pajisur me certifikatën e pronësisë. Më tej ata shtojnë se është e papranueshme që të aplikojnë dhe të paguajnë taksa e të sorollaten nga një institucion në tjetrin pa asnjë rezultat.
Një banor u shpreh se ka 20 vite që ka aplikuar për legalizimin e banesës dhe pret të marrë certifikatën e pronësisë. Sipas tij nënpunësit nxjerrin probleme të tjera duke i sorollatur për një shkresë dore.
“Kam 20 vjet që kam aplikuar për legalizimin e shtëpisë dhe po pres të marr certifikatën e pronësisë. Kam bërë dy takime me drejtorin. Na ka pritur, ka thirrur nënpunësit dhe ka thënë që dosja të vazhdojë sepse është në rregull. Tani këta nënpunësit na nxjerrin probleme të tjera. Na kërkojnë një shkresë dore, vetëm për të na sorollatur. Zvarritje është patjetër," tha një qytetar.
Ai shtoi se nesë në krye të detyrës janë vënë persona që pijnë kafe duhet të vendosin persona të tjerë që të punojnë e tu zgjidhin hallin.
"Për një copë letër kam ardhur këtu. Është gjynah që në vitin 2012 kam bërë aplikimin për tokën bujqësore në Libofshë. Pale për shtëpinë që nuk e kemi bërë fare. Nuk e di pse nuk del. Nëse kanë vënë kalamaj aty që pinë kafe dhe hanë byrek, le të vënë zanatçinj e ta zgjidhin.
Unë jam më i vjetri i lagjes, që nga ’33-shi. Kam sjellë dokumentet e shtëpisë. Vij këtu dhe ngre duart përpjetë. Kanë bërë 7 herë matje. “Do të vijmë,” thonë. Unë kërkoj vetëm të zbatohet ligji. Kanë ardhur nga ana e anës të tjerët dhe janë bërë me dokumente. Unë, më i vjetri i lagjes, jo”, thonë qytetarët.
kadastra fier proteste certifikate pronesie
Aktualitet
17 Janar 2025, 10:21
I.A
Krenarë dhe të lumtur për partnerin tonë “MD Italia” që merr çmimin “Marka më e mirë për viti...
Aktualitet
17 Janar 2025, 09:51
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...
Aktualitet
17 Janar 2025, 09:25
r.ll
foto nga operacioni
POGRADEC- Në orët e hershme të ditës së sotme RENEA, FNSH dhe Forcat e Shqiponjave kanë zbarkuar n&e...
Aktualitet
17 Janar 2025, 09:26
N.F
Viktima
BULZIQË- Një ditë më parë humbi jetën tragjikisht Vasil Kamberi në pyllin e fshatit Tërnovë ...
Aktualitet
17 Janar 2025, 09:04
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhë....
Aktualitet
17 Janar 2025, 08:51
r.ll
erion llapushi
POGRADEC- Një operacion masiv po zhvillohet në qytetin e Pogradecit për drogë, armë dhe kapjen e person...
Aktualitet
17 Janar 2025, 08:48
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) ka vënë re se niveli i...
Aktualitet
17 Janar 2025, 08:41
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i RENEA, FNSH dhe Forcave Shqiponja në Pogradec. Bëhet me dije se...
Aktualitet
17 Janar 2025, 08:11
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Drejtoria e Policisë së Korçë në bashkëpunim me RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forcat e Posaç...
Aktualitet
17 Janar 2025, 07:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar disa prej kompanive të administrimit të rezidencave të banimit...