Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një një konflikti për motive të dobëta, Shkëmbi ka kërcënuar me pistoletë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë.
HIMARË- Një 26-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi akuzohet se kanosi më armë zjarri dy punonjësit e hotelit të tij. Emanuel Shkëmbi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”. Gjatë një një konflikti për motive të dobëta, Shkëmbi ka kërcënuar me pistoletë punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë.
Ndërkohë është proceduar penalisht babai i 26-vjeçarit, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj 53-vjeçares. Hetimet kanë nisur edhe për një 76-vjeçar, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, që u përdor nga i riu.
Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krehërin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Emanuel Shkëmbi, 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
• A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
• P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.
Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
aksident TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në zonën e Bllokut në kryeqytet. Një automjet tip "Merc...
foto ilustruese TIRANE- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me nformacionet se Qeveria e...
deportimet BRITANI- Mediat e huaja kanë rikthyer sërish vëmendjen nga deportimi i shqiptarëve nga Britani në Shqipëri pas hyr...
foto ilustruese VLORË- Vatra e zjarrit në fshatin Akërni në Vlorë vijon ende aktive. Flakët në zonën e hidrovorit j...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të...
foto ilustruese TIRANË- Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë ...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet ...
Foto TIRANË- Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndër...
Dhuna SHKODËR- Një skenë dhunë është regjistruar në qytetin e Shkodrës ku disa të rinj kanë dhunuar prona...
Foto VORË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20...