7 Mars 2025, 10:27
Nga B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohen për kanosje dhe grabitje me dhunë.
Në pranga ka rënë Spiro Dede 44-vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), punonjësin e një dyqani, dhe ka marrë aty, pajisje elektronike, si dhe Edison Sqarthi 35-vjeç i akuzuar për grabitje.
Policia sqaron se Sqarthi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje dhe dilte për të kryer vjedhje përsëri. Dy personat u shoqëruan për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Zbardhen 3 raste të vjedhjeve në market, dyqan dhe automjet.
Kanosi me mjet prerës (thikë), punonjësin e një dyqani dhe mori pajisje elektronike, Policia identifikon, kap dhe arreston pak orë pas vjedhjes, autorin e dyshuar.
Gjithashtu, Policia kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes në një market. Ky shtetas, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një vjedhje me dhunë, në një dyqan pajisjesh elektronike, në lagjen nr. 4, Durrës, organizuan punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, u mundësua pak orë pas kryerjes së vjedhjes, lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit S. D., 44 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka kanosur me mjet prerës (thikë), punonjësin e dyqanit, dhe ka marrë aty, pajisje elektronike.
Po gjatë operacionit “Fast’, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka kapur dhe vënë në pranga dhe autorin e dyshuar të 2 vjedhjeve të ndodhura në një market në lagjen nr. 10 dhe në një automjet në lagjen nr. 12.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje dhe dilte për të kryer vjedhje përsëri.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
durres arrestim
Aktualitet
7 Mars 2025, 10:20
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Një biznes, byrektore, është përfshirë nga flakët në Pogradec. Mësohet se si pasoj&e...
Aktualitet
7 Mars 2025, 10:08
M.B
LONDRA- Disa zyrtarë të Departamentit të Policisë Kriminale shqiptare ndodhen prej ditësh në Londër. Sipas Top Channel...
Aktualitet
7 Mars 2025, 09:56
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Dhimitër Peqini dhe Artan Lila janë arrestuar në Elbasan si të dyshuar për veprat penale të...
Aktualitet
7 Mars 2025, 09:49
B.Z
Pjerin Ndreu
LEZHË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së kryetarit të ...
Aktualitet
7 Mars 2025, 09:08
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KRUJA- Autori i dyshuar i vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhu...
Aktualitet
7 Mars 2025, 08:56
M.B
Pakot e kokainës të sekuestruara
GJERMANIA- Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 280 kilogramë kokainë të trafikuar nga...
Aktualitet
7 Mars 2025, 08:55
B.Z
Foto ilustruese
CËRRIK - Një 24-vjeçar ëhstë arrestuar nga Policia në Cerrik pasi akuzohet për tentativë vrasje. ...
Aktualitet
7 Mars 2025, 08:29
B.Z
Foto ilustruese
DIVJAKË - Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia në Divjakë. Në kuadër të k&...
Aktualitet
7 Mars 2025, 08:02
B.Z
Statujat
DURRËS - Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është...
Aktualitet
7 Mars 2025, 07:53
M.B
Muzeu i Arsimit në Korçë
SHQIPËRI- 7 marsin e këtij viti shënohen 138 vite nga hapja e Mësonjëtores së ...