Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Atij iu gjetën gjithashtu edhe 57 gramë, 250 ml vaj kanabisi, si dhe 4995 euro që do t’i dërgonte në ishullin Samos ku kishte planifikuar të ndërtonte shtëpinë e barit.
GJIROKASTËR- Një 56-vjeçar nga Austria është prangosur në Kakavijë teksa tentonte të kalonte kufirin për të ngritur një shtëpi bari në Greqi. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se austriaku me inicialet Ë.S., kishte vendosur në bagazhin e makinës 190 mijë fara kanabisi dhe pajisjet që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Atij iu gjetën gjithashtu edhe 57 gramë, 250 ml vaj kanabisi, si dhe 4995 euro që do t’i dërgonte në ishullin Samos ku kishte planifikuar të ndërtonte shtëpinë e barit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Samos". Operacioni, nga DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër. Tentoi të trafikonte fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme me destinacion final ishullin Samos, vihet në pranga 56-vjeçari austriak. Sekuestrohen rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike, një shumë parash dhe një automjet. Policia Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë policore, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Samos".
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Ë. S., 56 vjeç, banues në Austri. Ky shtetas u arrestua pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i lëndëve narkotike".
(F.m/dosja.al)
Atalanta Zeqiraj VLORË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisonit të Pavarur të Kualifi...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës së Dibrës për...
LEZHË- Humb jetën njeri nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Rrile. Njëri nga të plagosurit, Ndoc ...
Kastriot Gramshi TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Kastriot Gramshi duhet të shkarkohet nga detyra sipas sugjerimit të ...
Policia greke GREQI- Ishulli i Chiosit në Greqi është tronditur nga vrasja e një biznesmeni grek nga një 28-vjeçar shq...
Ardit Kërtusha dhe Noizy DURRËS- Ardit Kërtusha, 31 vjeç, ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste është pla...
Foto ilustruese TIRANË- Një shqiptar i cili është vendosur nën hetim për pastrim parash nga prokuroria e Durrësit, ka do...
Foto Ilustruese TIRANË- F.C . e kreu burgun për dhunë ndaj bashkëshortes. Por nuk mori asnjë mësim nga ky ndëshkim. Menj...
Foto ilustruese DURRËS- Një ekip i Stefano Boeri Architetti dhe Son Architects ka fituar një konkurs të drejtuar nga Ministria e Kultur...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrëzimin e ashensorit tek “Nënë Tereza”...