25 Janar 2025, 16:27
Nga B.Z
Pamje nga arrestimi
TIRANË - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë i riu me iniciale E.B, pasi gjatë kontrollit fizik, kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.
Policia sqaron se janë sekuestruar gjitashtu edhe 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. 29-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.
Sekuestrohen dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, 3 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në Astir, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetas u bë pasi gjatë kontrollit fizik,kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
policia tirane arrestim
Aktualitet
25 Janar 2025, 16:01
r.ll
anastas janullatos
TIRANË- Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka zhvilluar sot një mbledhje t&...
Aktualitet
25 Janar 2025, 15:48
r.ll
anastas janullatos
GREQI- Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë ka njoftuar kremtimin e shërbesës hyjnore në Mitropolin e...
Aktualitet
25 Janar 2025, 15:30
B.Z
Pamje nga arrestimi
TIRANË - Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar nga...
Aktualitet
25 Janar 2025, 15:15
B.Z
Arma
TIRANË - Arma me silenciator e cila u gjet këtë të shtunë nga policia në banesën e dy kushërinjve Eduart dhe E...
Aktualitet
25 Janar 2025, 15:14
r.ll
anastas janullatos
GREQI- Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të K...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, në vitin 2024, hynë një numër rekord shtetasish të huaj prej 11.7 milionë...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:45
N.F
Samuel Mreshaj
ANGLI- Autoritetet britanike kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Arrestimi i të riut shqiptar k...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:39
M.B
Kristian Marku alias Kristian Bardhi
VLORA- 36-vjeçari Erad Cenaj, banues në Kukës është arrestuar pasi dyshohet se siguroi...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:35
B.Z
Pamje nga arrestimi
TIRANË - Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi lëvizte me ...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:15
B.Z
ANGLI - Tre persona me origjinë shqiptare janë dënuar me burg pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e sasive të mëdha t&eu...