LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

Henrik Hoxhaj ka qenë krahu kryesor i Nuredin Dumanit në kryerjen e vrasjeve me pagesë në segmentin rrugor Durrës, Rrogozhinë, Tiranë, Elbasan.

28 Tetor 2025, 13:15 Nga Elton Qyno

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të

TIRANË- Një kërkesë e re e depozituar nga avokati Gentian Romano, që përfaqëson të pandehurin Henrik Hoxhaj, synon ripyetjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej. Henrik Hoxhaj ka qenë krahu kryesor i Nuredin Dumanit në kryerjen e vrasjeve me pagesë në segmentin rrugor Durrës, Rrogozhinë, Tiranë, Elbasan.

Vetë Henrik Hoxhaj në seancën e sotme ishte paraqitur me një patericë, ndërsa me vete kishte marrë dhe një palë tespihe ngjyrë bezhë, të cilat i tunde gjatë gjithë kohës që fliste avokati i tij, Gentian Romano. Siç u parashtrua nga avokatët në sallën e gjyqit, gjykata, në seancën e parë ka marrë vendim për  mbylljen e fazës procedurale të pyetjes së Erjon Alibej.

Por sipas avokatit Romano, ezaurimi i plotë i pyetjes së tij nuk është kryer dhe në kushtet kur kanë lindur pyetje të tjera dhe prova të reja, duhet të ripyetet për disa momente të tjera. Romano dhe avokatia Elda Zotaj, kanë kërkuar që gjykata të revokojë vendimin e marrë një seancë më parë, duke lejuar vijimin e marrjes në pyetje të bashkëpunëtorit të prokurorisë, Erjon Alibej.

Veç kësaj kërkese dy avokatët e mësipërm shpalosën para gjykatës një listë të personave që duhet të thirren si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor me qëllim qartësimin e ngjarjeve dhe momenteve episodike të ngjarjeve kriminale.

Kështu dy avokatët Romano dhe Zotaj kërkuan që në gjykatë të thirren si dëshmitarë personat si më poshtë vijon:

Megi Skëndaj alias Kila, ish-shoqe e Erjon Alibej,  Dervish Hasi alias "Hoxha"  ku grupi herë pas herë blinte armët, Elton Roci alias "Fat Katnari" njeriu që ka nxjerë në pritë Arjan Spahiu në Belgjikë,  Nazmi Shuli ish-shef policie në komisariatin e Durrësit, Aleksandër Baho shok i Erjon Alibej ku grupi blinte armët, Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit, Arben Spahiu kunati i Erjon Alibej, Arsen Preçi "postieri" i Erjon Alibej, Pëllumb Baho babai i Sandër Bahos, Oltion Fernuti "Pilo", Bujar Gërmizi i "forti" i Kukësit, Agim Karabashi alias "Baca" që ka strehuar Dumanin në Gjilan të Kosovës, Agim Gjini,  Shaban Zeqiri, Dashnor Dumani vëllai i Nuredin Dumanit, Talo Çela, dy të dashurat e Dumanit, Gela Kanina dhe Mirjetë Hajdini, Altin Skëndaj, Erion Nikolla, Kamer Mehja, Flobenc Meçja, Genc Tafili, Leonard Dumi, Lorenc alias Florenc Çapja, ish-polici Leonard Palushi, Irfan Idrizi, Artur Hoxhosmani nga Burreli i arrestuar nga SPAK për trafik droge, punonjësi i policisë Krenar Guçe, ish drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Leonard Dallkja, avokati Demir Ciftja, Ilir Lloshi alias "Licja" anëtar i grupit "Çopja", drejtori i krimeve të rënda, Neritan Nallbati.

Nga ana tjetër prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu, kërkoi mos pranimin e kërkesës së avokatëve, pasi shumë dëshmitarë nuk kanë asnjë lidhje me rrethanat dhe faktet e ndodhjes së krimeve të rënda.

"...Duhet të qartësohet kërkesa dhe të jepet me shkrim në mënyrë që dhe ne si përfaqësues të akuzës, të japim argumentet tona me shkrim për cilindo dëshmitar që kërkohet të thirret në gjyq..."- tha prokurorja.

Pas kësaj, gjykata e kryesuar nga Engjëllushe Tahiri u tërhoq për vendim. Të gjitha këto kërkesa të ngritura nga dy avokatët Gentian Romano dhe Elda Zotaj, gjykata vendosi se do shprehet me vendim pasi të jetë ezauruar pjesa e marrjes në shqyrtim të provave shkresore dhe dëshmitarëve të prokurorisë SPAK./Syri.net

gentian romano erion alibej henrik hoxhaj

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët