28 Tetor 2025, 12:34
Nga M.L
Foto ilustruese
KUKËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy kushërinjtë Kalosh Peposhi dhe Gazment Peposhi, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje në Qarkun e Kukësit, në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD). Në një njoftim zyrtar mësohet se Kalosh dhe Gazmend Peposhi janë të akuzuar për veprën penale 'korrupsioni aktiv në zgjedhje', për të cilën edhe janë hetuar nën masën arrest me burg.
Ndërkohë dyshohet se dy të pandehurit, gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik të PSD-së.
NJOFTIMI:
SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehur për korrupsion aktiv në zgjedhje në Qarkun Kukës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe në datë 28.10.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 83 të vitit 2025, në ngarkim të dy të pandehurve:
Kalosh Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”;
Gazmend Peposhi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë.
Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në ngarkim të shtetasve te mësipërm të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore), ka rezultuar se të pandehurit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në rrethin e Kukësit, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”.
Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre./ Dosja.al
spak partisë socialdemokrate
Aktualitet
28 Tetor 2025, 12:16
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se makina e djegur...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 12:07
I.A
Pamjet
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj punonjësit te Tatimeve në Shkodër Enea Busukja. Mësohet ...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 12:01
I.A
Enea Busukja
SHKODËR- Enea Busukja është punonjësi i Tatimeve që ka pre e atentatit ditën e sotme në Shkodër. Teksa...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:57
M.L
Lenadro Shametaj
VLORA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi jet&eu...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:54
M.L
SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur veriun e vendit pak çaste më parë, ku raportohet se punonjësit të...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:53
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol mesditën e sotme në Shkodër. Më...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 11:47
M.L
Pamje nga vendngjarja
SHKODRA- Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur këtë mesditë n&e...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:58
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë është shtyrë sërish sot në GJKKO....
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:41
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se është vendosur të sekuestrohen të gjitha pasuritë e paluajtshme t...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 10:37
M.L
Belinda Balluku
TIRANA- Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar sot Drejtorin e ri të emëruar për Portin e Durrësit, ish-ministr...