3 Nëntor 2025, 17:28
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vënë në pranga një ish-efektiv të Gardës së Republikës, i cili akuzohet se ka qenë i përfshirë në një skemë korrupsioni. Sipas hetimeve, ish-gardisti, në bashkëpunim me një tjetër person, dyshohet se i ka premtuar një shtetaseje se do ta ndihmonte për të përshpejtuar disa procedura ligjore në një institucion shtetëror, kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.
Ndaj ish-gardistit është vënë masa e sigurisë arrest me burg ndërsa për bashkëpunëtorin e tij masa detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.
NJOFTIMI:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione pubike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1 paragrafi 4 dhe neni 25 të Kodit Penal dhe konkretisht;
➡️ Masa e sigurisë “Arrest në burg” parashikuar në nenin 238 të Kodit të Pr. Penale ndaj Z. M., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficer pranë Gardës së Republikës me gradën Komisar.
➡️Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale ndaj shtetasit K. D., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.
Gjatë veprimeve hetimore, proceduriale shteruese në drejtimin e SPAK u arrit të provohej se këta dy shtetas në role të ndryshme gjatë kryerjes së veprës penale, në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror.
Vijojnë veprimet hetimore për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
amp arreston ish-gardistin tirana
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 17:20
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme n&...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 17:05
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Lista me 23 emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Avokatit të Popullit është bë...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 16:54
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 31-vjeçar...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 16:42
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur pesë ish-zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH)...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 16:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 31-vjeçari. I arrestuari është Armando Mirashi. Ai është arrestuar nga...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 16:16
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka marrë një informacion lidhur me n...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 15:26
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot në 17:00 vendimin për ankimin e kryebashkiakut Er...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 15:09
E. D
Gëzim Taullaj
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj mjekut imazherist në Fier, Gëz...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 14:34
I.A
Prokuroria e Vlorës
VLORË- 25 pasuri me vlerë 2 milionë euro janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë me u...
Aktualitet
3 Nëntor 2025, 13:35
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Policia ka arrestuar shtatë persona dhe ka nisur procedimin penal, për dy të mitur në qytetin e Vlorës....