LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Trashëgimisë mban në dorë fatin e vilës antike të zbuluar në Durrës

Në një intervistë për BIRN arkeologu Luan Përzhita shprehet se fati i vilës antike të zbuluar në themelet e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti’ në Durrës tashmë varet nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

22 Qershor 2024, 16:27 Nga r.ll
Këshilli i Trashëgimisë mban në dorë fatin e vilës
foto ilustruese

DURRËS- E ardhmja e ndërtimit të ardhshëm të shkollës “Gjergj Kastrioti” në Durrës do të vendoset nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, KKTK, por zbulimi i deritanishëm arkeologjik do të ruhet dhe do të konservohet.

Ekspedita dymujore ka mbërritur në ditët e fundit, dhe tashmë konturet e vilës antike, janë zbuluar në pjesën më të madhe të saj.

Prof. Luan Përzhita në një intervistë për BIRN tha se relacioni i misionit që po mbyllet do të dorëzohet në KKTK brenda mesit të muaji korrik.

“Disa nga anëtarët e këtij Këshilli janë arkeologë dhe mendimi i tyre mbi një ndërtim ose jo pranë zonës së gërmuar, do të ketë mjaft rëndësi”, tha prof. Përzhita, sipas të cilit pritet edhe gjykimi i kolegëve të tjerë arkeologë.

Brenda këtyre dy muajve, në territorin prej 1200 metra katrorë ku shtrihej dikur shkolla e dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, u zbuluan një sërë objektesh me rëndësi, mes të cilave edhe terma, tre mozaikë në gjendje të ruajtur, një tjetër i dëmtuar, si dhe një sërë afreskesh që shërbenin si faqe anësore për një pishinë.

Prof. Luan Përzhita sqaron për BIRN se deri tani njihet vetëm gjysma e sipërfaqes së plotë të vilës së periudhës romake, e cila mendohet se arrin në 2.500 metër katrorë.

Duke folur për pasurinë që përfaqëson, si dhe për nivelin e lartë të ndërtimit që në shekullin e parë pas erës sonë, prof. Përzhita nënvizon se një nga dyshemetë me mozaik ka të instaluar edhe një shatërvan, çka i jep hijeshinë mjediseve të banesës.

Ai shton se Vila ka pasur disa rindërtime, në vartësi të tërmeteve.

Prof. Luan Përzhita
Gjatë dy muajve në territorin e kërkimit kanë punuar rreth 25 arkeologë dhe konservues, disa prej të cilëve janë atashuar në Laboratorin e ekspeditës, një mjedis ku marrin jetë pjesët e objekteve të dëmtuara, që zbuloheshin në terren.

Rreth 300 monedha të zbuluara, që i përkasin periudhave dhe prodhimeve të ndryshme, sqarojnë periudha të ndryshme të jetës së qytetit bregdetar.

Në ballkonin e improvizuar mbi tarracën prej dheu të thelluar nga 7 metra lartësi kanë ndaluar një grup turistësh, të cilët në pamundësi për ta ndjekur nga afër ekspeditën, fotografojnë nga lart.

“Do të donim ti mirëprisnim, por ekspedita ka rregullat e saj të lëvizjes,” shprehet profesori.

Luan Përzhita ka marrë pjesë dhe ka drejtuar rreth 70 ekspedita brenda dhe jashtë vendit, por sipas tij Durrësi ka diçka të veçantë.

“Ka një heshtje solemne gjatë gërmimeve në Apolloni apo Butrint, pasojë e mungesës së qendrave të banuara,” tha prof Luani, ndërsa shtoi se “Durrësi ka magjinë e qytetarëve, jetën intensive të të cilëve e ndjen nga të gjitha anët”.

Zbulimi i këtij monumenti duket se do ta ndryshojë edhe trajtimin e të gjithë hapësirës si zonë arkeologjike B, ku mjafton një monitorim gjatë hapjes së themeleve për ndërtim.

Territori që mund të vihet në dispozicion të ndërtimit të shkollës së re “Gjergj Kastrioti” duket mjaft i vogël në raport me projektin fillestar, për të cilin është shpallur edhe firma fituese.

Ekspedita ka pasur edhe interesimin e bashkisë, si dhe atë të ministrisë së Ekonomisë, kulturës  dhe inovacionit për ekspeditën e fundit në Durrës.

Prof. Luan Përzhita vlerëson edhe mbështetjen e medias, të cilat kanë mbështetur edhe idenë e krijimit të një parku arkeologjik.

Enë të gërmuara nga vila antike në Durrës
“Vila antike ndodhet shumë pranë Amfiteatrit antik, si dhe muzeut arkeologjik të Durrësit. Mundësia e vizitave nga disa rrugë hyrëse është e dukshme,” tha prof. Përzhita.

Arkeologët kanë mbërritur në orët e fundit të ekspeditës dhe tashmë prof Luani ka nisur të kujdeset për dimrin e ardhshëm.

“Për ta ruajtur, do ta mbulojmë sipërfaqen e gërmuar, njëlloj si para ekspeditës,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë që po i jepet sistemit të kanalizimit të ujerave në të gjithë territorin.

“Unë uroj që vitet e ardhshme kjo hapësirë të vihet në dispozicion të arkeologjisë për gërmime dhe për konservim të mëtejshme,”  tha prof. Përzhita, ndërsa shtoi se “po të kisha mundësi, do ta financoja vetë ekspeditën e ardhshme.”/Reporter.al

keshilli i trashegimise vila antike ne durres

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër