16 Gusht 2024, 12:18
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MAT- Policia e Matit ka finalizuar operacionin për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Lidhur me këtë mësohet se është arrestuar Ylli Kuka, 34-vjeç. Po ashtu janë sekuestruar 750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Njoftimi:
Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.
Kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.
Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjithashtu nisi procedimi penal dhë për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
6 makineta për lojra fati;
1 komojuter
1 aparat celular
1 tavolinë pokeri
750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
mat
Aktualitet
16 Gusht 2024, 11:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit....
Aktualitet
16 Gusht 2024, 11:55
M.B
Armët
FIER- Dy persona janë arrestuar pasi lëviznin me automjet të armatosur dhe me doza kanabisi gati për shitje në...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 11:48
M.B
Altin Goxhaj
TIRANA- Avokati Altin Goxhaj është vendosur nën hetim nga Policia e Tiranës. Goxhaj dyshohet se ka penguar punonj&eu...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 11:42
N.F
Plaurent Dervishaj
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në GJKKO për Plaurent Dervishaj. GJKKO mori ...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 11:09
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MIRDITË- Ndue Marku është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë teksa kujdesej p&e...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 11:08
N.F
Foto ilustruese
DHËRMI- Qeveria parashikon që lidhja mes Dhërmiut dhe Sarandës të bëhet përmes një rruge të re...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 10:35
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një person është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi qëlloi me arm&eum...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 10:25
M.B
Foto ilustruese
TOMORR- Në parkun Kombëtar të Tomorrit ditën e djeshme u riaktivizua një vatër zjarri. Mësohet se p...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 10:06
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BULQIZA- Prej disa ditësh vijojnë të digjen qindra hektar pyje në kurorën e Liqenit të Zi. B&e...
Aktualitet
16 Gusht 2024, 08:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GRAMSH- Një automjet i cili po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik ka dalë...