LIVE UPDATES
Aktualitet

Thatësira dhe lufta në Ukrainë! Kriza energjitike, planet e kursimit dhe thirrjet e shteteve

Vendime kritike janë ato që po merren nga liderët për të përballuar krizën energjetike.

27 Gusht 2022, 13:54 Nga A.B
Thatësira dhe lufta në Ukrainë! Kriza energjitike, planet e
Foto ilustruese

TIRANË- Nevoja për kursim energjie elektrike ka prekur jo pak shtete. Në kushtet kur vendet mund të përballet me ndërprerje të mundshme të energjisë për shkak të krizës që pasoi mosmarrëveshjet me Rusinë lidhur me luftën në Ukrainë, liderët po mendojnë masa nga më të ndryshme për të përballuar 'më të keqen'. 

Sikur të mos mjaftonte lufta në Ukrainë, nxehtësia përvëluese po shkakton thatësira në shumë vende. Pasojat mund të varen nga sa zgjasin valët e të nxehtit dhe mungesa e shiut. Por në vende si Gjermania, ekspertët paralajmërojnë se ka pak shpresa në horizont dhe kompanitë po përgatiten për më të keqen.

Vendime kritike janë ato që po merren nga liderët për të përballuar krizën energjetike. Mes tyre, nuk figuron aspak ai i Shqipërisë....

Ja disa nga masat që janë marrë nga shtetet:

-Maqedonia e Veriut  ka shpallur dy ditë më parë gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shator dhe do të zgjasë për 30 ditë. Qëllimi i këtij vendimi është që përmes mjeteve nga buxheti t’u ndihmohet kompanive energjetike për prodhimin e energjinë elektrike.

-Zvicra ka paralajmëruar qytetarët e saj për furnizim problematik me energji elektrike gjatë dimrit. ëerner Luginbühl, Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë së Zvicrës ka lajmëruar qytetarët që të marrin masa dhe të kenë në banesa qirinj, për çdo rast shkëputje energjie.  

-Gjermania ka riaktivizuar disa impiante qymyri për përballimin e krizës energjetike. Qeveria gjermane ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë gjatë dimrit, të cilat do të kufizojnë përdorimin e ndriçimit dhe të ngrohjes në ndërtesat publike. Qeveria synon të ulë përdorimin e gazit me 2% nëpërmjet këtyre rregullave të reja. Ministri i Ekonomisë në Gjermani tha se rregullat mund t’i kursejnë familjeve, kompanive dhe sektorit publik rreth 10.8 miliardë euro përgjatë dy viteve. 

Gjermania planifikon gjithashtu që të zhvillojë fushata publicitare për t’u treguar njerëzve se si mund të reduktojnë konsumin e tyre.

-Franca ka njoftuar në korrik 2022, rivendosjen në punë të centralit me qymyr në Saint Avold, si masë sigurie për përballimin e dimrit. Po ashtu, dyqanet franceze do të urdhërohen të mbyllin dyert e tyre kur përdorin ajër të kondicionuar dhe të kufizojnë ndriçimin elektrik, në një përpjekje për të reduktuar humbjet e energjisë. Ministria deklaroi se do të nxjerrë dy dekrete për mbetjet e energjisë në ditët në vijim.

-Republika Çeke, e cila kryeson aktualisht Bashkimin Evropian, po lobon për thirrjen e një samiti të jashtëzakonshëm për çështjen e energjisë, dhe në të vërtetë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që çështjet të diskutohen në nivelin më të lartë.

-Hollanda ka hequr përkohësisht kuotat e karbonit, me qëllim shtimin e prodhimit nga centralet e qymyrit. 

-Danimarka ka aktivizuar hapin e parë të një plani tre-fazor të furnizimit me gaz me energji. Strategjia në mënyrë efektive nënkupton një monitorim më të ashpër të tregut, për t’u përgatitur për ndërprerje të mundshme të gazit natyror nga Rusia.

Norvegjia planifikon të mbajë prodhimin e gazit në një nivel të lartë deri në fund të dekadës, por do ta shesë atë me çmimet e tregut. Vendi duhet të prodhojë rreth 122 miliardë metra kub gaz këtë vit, 8 për qind më shumë se 2021 dhe potencialisht të tejkalojë rekordin e pesë vjetëve më parë. Deri më 2026, prodhimi duhet të bjerë në 118 miliardë metra kub.

-Anglia ka vendosur kufi në sasinë që furnizuesit mund të ngarkojnë për çdo njësi të gazit dhe energjisë elektrike të përdorur. Kufiri i çmimit do të rritet në 3,549 £ në vit, nga 1,971 £, më 1 tetor. Kufiri i ri përcakton çmimin maksimal që ofruesit e energjisë mund të ngarkojnë për njësi karburanti midis tetorit dhe dhjetorit dhe pasqyron koston e blerjes së energjisë në tregun me shumicë dhe furnizimit të saj për familjet.

Agjencia Bloomberg, raporton se qeveritë evropiane kanë ndarë afërsisht 280 miliardë euro për të zbutur efektet e krizës energjetike në familje dhe biznese. Në atë artikull, Greqia zë vendin e parë pasi ka ndarë shumën më të lartë (në përqindje të PBB-së) deri më tani ndër vendet e Bashkimit Evropian. Gjithsej 6.8 miliardë euro (3.7% e PBB-së). Pasohet më pas nga Italia me 2.8% (49.5 miliardë euro) dhe Gjermania me 1.7% të PBB-së (60 miliardë euro).

Kriza energjetike në të gjithë botën për shkak të thatësirës dhe luftës në Ukrainë për shkak të reduktimit të gazit rus, ka bërë që të gjitha shtetet të dalin me plane kursimi dhe thirrje për qytetarët për të reduktuar sa më shumë përdorimin e energjisë. Thirrja e Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për qytetarët në mbarë botën ishte: Kursim.

Thirrje për kursimin e energjisë bëri edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.Kryeministrja Belinda Balluku duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi.

kriza energjitike

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit