25 Korrik 2024, 17:49
Nga N.F

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 25 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia.
Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit në gjykimin e çështjeve nuk kanë qenë të qëllimshme, në kundërshtim të hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.
Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitormit, ONM vlerësoi se Komisioni dështoi të zbatonte standarde të sakta në vlerësimin profesional të Fuçisë dhe kërkoi që çështja të shqyrtohej në KPA. Sipas ONM, vlerësimi i saktë i provave të çështjes dhe zbatimi korrekt i kuadrit ligjor përkatës, do të sillte rrëzimin e vendimit të Komisionit.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e paraqiti çështjen në Kolegj dhe gjatë bisedimeve përfundimtare më 9 korrik, deklaroi se u qëndronte gjithë shkaqeve të parashtruara në ankim, duke konstatuar rastet që sipas tij, paraqesin gjykim të dobët të subjektit dhe me gabime që i cilësoi thelbësore e serioze. Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë nga detyra.
Subjekti nga ana e tij, veç parashtrimeve kundër shkaqeve të ankimit, vendosi në dispozicion të KPA dhe vendime të dhëna prej tij, për të cilat pretendoi se kishin vlerë orientuese në vlerësimin e profesionalizmit të tij, duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit.
Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama tha gjatë shpalljes së vendimit të enjten se, 9 rastet e konstatuara duhej të ishin verifikuar nga Komisioni në drejtim të aftësive profesionale, pasi kishte probleme të përsëritura.
Sipas KPA, subjekti rezulton të ketë treguar gjykim të dobët dhe me mangësi serioze, që kanë sjellë ndikim me peshë, si në palët në gjykim, ashtu dhe tek të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e proceseve.
Kolegji ka vlerësuar të shqyrtojë vetëm problemet në aspektin procedural, pa trajtuar themelin e çështjeve të gjykuara nga Fuçia. Megjithatë, problemet e konstatuara, përfshi revokimin e një mase arresti dhe shuarjen e masës së sigurisë ndaj një personi në kërkuar për ekstradim nga drejtësia italiane, u vlerësuan nga Kolegji se mund të shërohen nga trajnimi i detyruar njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës.
Kryesuesja Rama tha se trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash vendosi të ndryshojë vendimarrjen e KPK, të pezullojë nga detyra për një vit gjyqtarin Laurent Fuçia dhe ta detyrojë atë për të ndjekur trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës./ BIRN
gjyqtari laurent fuçia magjistrature riedukim
Aktualitet
25 Korrik 2024, 17:35
S.B
Stephan Morgenstern
TIRANË– Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstr...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 17:41
N.F
Kryetari i KLSH
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 17:22
S.B
foto ilustruese
BELGJIKË- Dënohet me katër vite burg një shqiptar në Belgjikë. Mësohet se shqiptari është...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 17:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ditën e sotme ka...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 17:07
S.B
foto ilustruese
ANGLI- Dënohet me 32 javë heqje lirie një 35-vjeçar shqiptar në Britani. Mësohet se Klajdi Musta 35 vj...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 16:49
N.F
Besnik Hoxha
TIRANË- Gjyqtari i 21 janarit, Besnik Hoxha është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 16:35
S.B
foto ilustruese
KAKAVIJË- Ndalohet në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një 39-vjeçar shqiptar i shpallur n&eu...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 15:48
N.F
Jan Prenga
TIRANË-Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të vendimin e Apelit të GJKKO-së në lidh...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 15:40
S.B
pamje nga ngjarja
MALIQ- Përfshihet nga flakët një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie në Maliq. ...
Aktualitet
25 Korrik 2024, 15:19
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Mesditën e sotme është raportuar se është përfshirë nga flakët fus...