LIVE UPDATES
Aktualitet

Kompania fiton tendera për mbetje spitalore, por s’ka pajisjen për punë

Duke iu referuar të dhënave që vetë kompania ka deklaruar, “Stop” ka identifikuar një faturë e cila tregon blerjen e një pajisjeje djegie të ardhur nga Kina dhe jo Italia, vendi ku ai prodhohet.

1 Shkurt 2024, 21:07 Nga h.k
Kompania fiton tendera për mbetje spitalore, por s’ka pajisjen
Foto ilustruese

TIRANË-Është investiguar një kompani private që merret me mbetjet spitalore “Vale Ricyling” shpk. Sipas informacioneve, kjo kompani prej vitesh fiton tendera për mbetjet spitalore, por në fakt i mungon pajisja ECONOS, që djegë këto mbetje.

Duke iu referuar të dhënave që vetë kompania ka deklaruar, “Stop” ka identifikuar një faturë e cila tregon blerjen e një pajisjeje djegie të ardhur nga Kina dhe jo Italia, vendi ku ai prodhohet.

Gazetari: Ja, është kjo fatura që ka blerë këtë makinerinë për djegie, e ka blerë këtu tek ju?

Pronari i subjektit që ka sjellë pajisjen nga Kina: Ai e ka porositur në Kinë, ne thjesht kemi bërë transportin.

Gazetari: Po për çfarë është kjo? Apo s’ia ke idenë?!

Pronari: Me sa di unë, ai e ka porositur vetë në internet dhe ne thjesht kemi bërë transportin, ne nuk e dimë se për çfarë ishte, meqë e kishim si shok, “keni mundësi meqë vini në Kinë?” Dhe ne i thamë: “Okej do ta sjellim ne me firmën tonë”, por s’e kemi idenë për çfarë është…

Për të qenë transparent, ne kemi kërkuar informacion nga kompania, por ende nuk kemi marrë një përgjigje. Për këtë skandal “Stop” informoi institucionet ku fillimisht u ndalëm, te drejtoresha e AKM-së, Arta Dollani, e cila pranoi se grupi i inspektimit ka konfirmuar mungesën e kësaj pajisjeje.

Gazetari: Këtë, ECONOS-in ky nuk e ka fare, si pajisje…?!

Drejtoresha, Arta Dollani: Po mo po, e di kanë vajtur inspektorët kanë bërë gjithë inspektimet. Vazhdon procesi…

Gazetari: E kuptoj e kuptoj po me lejet që ky ka çfarë bëhet?!

Drejtoresha, Arta Dollani: Asnjë gjë s’merr tek ne, ata kanë marrë leje të parë, të dytë, monitorimet që bëjmë të përvjetshme, do të marrë të gjithë afatet e ankimimit, ne jemi për procedurë sepse që të katërt, të katërt subjektet që merren me këtë lloj detyre, i kemi nisur këto edhe tek Ministria e Shëndetësisë edhe në institucione të tjera, na jepni grupin e punës se si duhet të veprojmë.

Gazetari: Do t’ia hiqni licensat?

Drejtoresha, Arta Dollani: Ne as nuk heqim as nuk bëjmë dot asgjë pa bërë procedurat.

Gazetari: Po si i ka marrë licensat, kur nuk e ka pasur pajisjen?!

Drejtoresha, Arta Dollani: Po nuk di të të them…

Gazetari: I ka marrë në kohën kur s’ke qenë ti?

Drejtoresha, Arta Dollani: Po, po… /Marrë nga Tv Klan 

investigim

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës