LIVE UPDATES
Aktualitet

Komshinjtë nuk i lejojnë rrethimin e banesës, denoncuesja: Ndihem e rrezikuar, pres të më futen me makinë në shtëpi

Bajrami ka aplikuar 2 herë pranë Njësisë Administrative Dajt për leje për rrethim prone, por nuk e ka zbatuar sepse dy familjet Hamdi Biraci dhe Agim Alldervishaj nuk e lejojnë.

10 Tetor 2023, 22:54 Nga I.A
Komshinjtë nuk i lejojnë rrethimin e banesës, denoncuesja: Ndihem
Banoret

TIRANË- Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me cënimin e pronës së familjes së Bajram Fejza. Ky i fundit, ka një banesë 80 metra katrorë me certifikatë pronësie si dhe 252 m 2 truall. Bajrami ka aplikuar 2 herë pranë Njësisë Administrative Dajt për leje për rrethim prone, por nuk e ka zbatuar sepse dy familjet Hamdi Biraci dhe Agim Alldervishaj nuk e lejojnë. Gazetarja e “Stop” shkon në terren dhe shesh se banesa është në mes pa rrethim dhe kufizim nga dy të tjerat.

Denoncuesja: Babai im quhet Bajram Fejza. Ka një pronë, e cila ndodhet në Lanabregas që e përfshin komuna Dajt. Për këtë pronë, kam një certifikatë pronësie për 84 metër që është ndërtesë, si dhe certifikatën e truallit 252 metër katrorë. Problematika është se në momentin që unë legalizova dhe hipotekova shtëpinë e babait, vendosa që të bëj rrethim të pronës. Mora një zyrë ligjore dhe vendosa dhe piketat. Komshinjtë, në momentin që unë shkova të kryej punimet, arritën dhe i prishën. Bëra denoncim për “shkatërrim prone”. Komisariati 4 më tha që letrat janë referuar prokurorisë. Çdo gjë ngeli pezull. E ndodhur në këto kushte, kur nuk po bëja asgjë dhe nuk po merrej asnjëlloj mase, ritentoj të marr dhe një letër tjetër për kryerje punimesh.

Gazetarja: Më 2 Gusht 2022. Besoj se pas kësja leje, ke filluar punimet?

Denoncuesja: Po, shkova lart, mora një punëtor dhe fillova të vendos kolonat. Duke vendosur të dytën, më vjen Agim Alldervishi, komshiu, dhe i thotë punëtorit që “urgjentisht të ndalosh punimet”. Njoftova 129 dhe përfunduam tek Komisariati nr.4. U bë e njëjta gjë, prapë pezull.

Gazetarja: Mos më thuaj që ke marrë dhe një leje tjetër?

Gazetarja: Më datë 29 Gusht 2023 dhe çfarë po pret tani?

Denoncuesja: Unë erdha tek “Stopi” sepse nuk kisha asnjëlloj mundësi tjetër për ta zgjidhur.

Afër shtëpisë janë 2 kufizues, motër dhe vëlla, Hamdi Biraçi, Agim Alldervishi. Ne kemi pasur një kufi që ndahej pjesa ime me Hamdi Biraçin dhe kufiri ndarës vinte deri këtu. Këtë pjesën e ka hequr Agim Alldervishi, ka qenë një hekur. Unë kërkoj të rrethoj pronën time sepse ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar nga këto 2 komshinj. Pres që me këto me makinë mund të më futen drejt e në shtëpi. Shikoji gomat e makinës. 2 herë kam bërë rrethimin e 2 herë ma kanë prishur. Çdo gjë ma ka shkatërruar këtu përpara. Kemi pasur një derë të përbashkët. Është gjynah i Zotit, dera ime rri gjithmonë e hapur.

Gazetarja: Nëse vendoset rrethimi në këtë pjesë, a e kufizon daljen e banorëve të tjerë?

Gazetarja: Pra, kjo hapësira këtu i shërben 2 familjeve të tjera për të kaluar.

Banori: Bllokohet sepse kam makinën brenda. Si rregullore e di që makina duhet të futet brenda. Tani, zonja pretendon se e ka tokën e vet me letra. Ne nuk kemi parë ndonjëherë letra të saj. Me më rrethu mu atje, jo nuk bëhet. E kam makinën brenda unë, ku ta nxjerr?

Për këtë rast, “Stop” flet me OPGJ Pajtim Canka, specialistin e zonës, Ilmi Tota si dhe shefin e Komisariatit 4, Luan Hysenaj të cilët thonë se me topografin e njësisë do të bëjnë piketat në vend për gardhin. 

Gazetarja: I ka bërë piketat me topograf dhe ja kanë prishur prapë banorët.

Luan Hysenaj: Do të flas me Komunën, të bjeri topografin. Të vendosi piketat topografi, të vërë piketat, dhe të vazhdojë me gardhin zonja!

Topografi i Njësisë Administrative, Dajt: 252 metra thotë truall dhe 84 ndërtim këtu. Me certifikatë i ka dhënë vetëm 84 metra në ndërtim, nuk i ka dhënë truall sepse do të ishte konturuar dhe ky trualli tek harta e hipotekës. Aplikohet me noter për 252 metrat dhe të shohim e ka rrugën apo nuk e ka dhe unë të bëj një përshtatje dhe të vij i përgatitur për të folur.  Pasi verifikova dokumentacionin e të 2 palëve, pashë që kanë mangësi në dokumentacion, gjë që duhet të nxjerrin nga Hipoteka sipërfaqe trualli, sipërfaqe ndërtimi dhe rrugët për të cilët janë në konflikt. Pasi t’i kem në dorë këto mund të jap një version se cila palë është përfituese dhe cili jo.  

Hartën treguese, “Stop” nëpërmjet kamerës së fshehtë e kontrolloi tek një topograf privat.

Qytetarja: Thjesht, domethënë a përfshihet rrethimi?

Topografja: Rrethimi përfshihet këtu!

Topografja: Absolutisht, po! Ke dhe truall, edhe ndërtesë. E ke super të qartë! Kam përshtypjen 252 metra truall dhe…

Qytetarja: 84 m katrorë shtëpi.

Topografja: Ja, edhe ajo ndërtesa është e dukshme. Harta është e njëjtë me këtu. (Aluizni).

Qytetarja: Po topografi ishte i paqartë tek Komuna?

Topografi: Duket me sy te lirë, që rrethimin e ke!

Për të qenë plotësisht korrekt, “Stop” merr dokumentin e rifreskuar nga kadastra dhe i vë në dispozicion edhe Njësisë Administrative Dajt.

Marrë nga Tv Klan

bajram fejza hamdi biraci agim alldervishaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet