14 Nëntor 2024, 17:28
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Koncesioni i Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) në shëndetësi do të përfundojë afatin zyrtar më 2027, gati dy vite më shumë se në kontratën fillestare.
Sipas burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë kontrata me kompaninë “3P Life Logistic” do të jetë aktive deri më 2027 si një shtyrje automatike për pezullimin që iu bë shërbimit gjatë pandemisë Covid- 19.
Kontrata e Check-Up u pezullua nga marsi 2020 deri në shtator 2021 për rreth 17 muaj, si rrjedhojë e masave kufizuese në lëvizje për parandalimin e virusit. Afati i pezullimit shkoi si shtyrje automatike që i lejon kompanisë ofrimin e shërbimit edhe për dy vite të tjera nga viti 2025.
Në vitin 2023 kompania koncesionare “3P life Logistic” raportoi të ardhura 730 milionë lekë dhe fitime me një vlerë rreth 214 milionë leka para taksave.
Koncesioni i check-up nisi punë në shkurt të vitit 2015. Kontrata koncesionarë kishte si qëllim kontrollin mjekësor bazë falas që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.
Për këtë kontratë Partneriteti Publik-Privat në nivel vjetor janë parashikuar 475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo./MONITOR

koncesioni i check-up
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:37
r.ll
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
TIRANË - Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:15
N.F
Rilind Thaqi
ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se n...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:12
E. D
fotot ilustruese
POGRADEC- Një aksident ka ndhodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec. Mësohet se dy automjete jan&...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 15:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vijon të jetë i mbuluar me mister atentati i 30 tetorit në Shkodër, ku humbën jetën Hamza Lici, ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 15:39
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në komunën Vittoria dhe Chiaramonte Gulfi, në ndjek...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:50
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në fsh...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:35
ZH.LL
Viktima, vëllai dhe vrasësi
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj autorit të vrasjes së 3 ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:38
M.B
Tonin Vocaj
TIRANA- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shkruar një letër falënderimi që lidhet me largi...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:02
ZH.LL
Foto nga aksidenti
LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, në kryqëzimin e fshat...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:09
I.A
Arrestimi
GJERMANI- Mediat gjermane Zeit.de i ka kushtuar një artikull arrestimit të Princ Dobroshit në Tiranë pak ditë ...