LIVE UPDATES
Aktualitet

Konflikti me Parlamentin/ Manipulimi mafioz i Sadushit dhe i KED-it të tij për mandatet e gjyqtarëve kushtetues

Shqetësimi i ngritur nga Komisioni nuk u adresua nga institucionet shqiptare, me shumë mundësi, për shkak se Parlamenti funksionoi në mënyrë të kufizuar, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 Majit 2025.

22 Shtator 2025, 13:21 Nga Dosja.al
Konflikti me Parlamentin/ Manipulimi mafioz i Sadushit dhe i KED-it të tij
Sokol Sadushi

TIRANË- Në mes të Korrik 2025, Komisioni Europian ngriti një çështje shumë serioze dhe kushtetuese në Raportin për Shtetin Ligjor, lidhur me funksionimin e Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri.

“Gjykata Kushtetuese vazhdon të funksionojë në mënyrë efektive, ndërkohë që ka shqetësime në lidhje me dështimin e vazhdueshëm të Parlamentit për t'iu përmbajtur disa prej vendimeve të tij, si dhe pasiguri ligjore në lidhje me kohëzgjatjen e saktë të mandatit të anëtarëve të tij”, shkruante Brukseli zyrtar.

Shqetësimi i ngritur nga Komisioni nuk u adresua nga institucionet shqiptare, me shumë mundësi, për shkak se Parlamenti funksionoi në mënyrë të kufizuar, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 Majit 2025.

Ky vakuum institucional ka lënë pa përgjigje zyrtare, pyetjen: Cili është përgjegjësi për “pasigurinë ligjore të mandatave të Gjykatës Kushtetuese”?

Konflikti me Parlamentin/ Manipulimi mafioz i Sadushit dhe i KED-it të tij
Komisioni Europian ngriti shqetësimin për pasigurinë ligjore të mandatit të gjyqtarëve kushtetues

Përsa kohë, administrata e re e Kuvendit është ende në ditët e para të konsolidimit të saj dhe nuk ka gjetur kohën për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të ngritur nga Komisioni Europian, në ndihmë të opinionit publik vijnë dokumenta të ndryshëm shtetërorë, të cilët konkludojnë në një emër-përgjegjësia për këtë ngërç kushtetues dhe institucional duhet kërkuar tek Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar për vitin 2025 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Prej thuajse një viti, Sadushi është fytyra më e dukshme e një narrativë publike dhe institucionale, e cila synon të rrëmbejë më së paku, tre mandate të gjyqtarëve kushtetues.

Sadushi ishte në krye të skenarit, që u konkludua me përfundimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, tre vjet pasi ajo ishte emëruar gjyqtare.

Sadushi, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, udhëhoqi procedurën për pezullimin e vakancës së shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë, për zëvendësimin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska.

Dhe, fryma e tij gjendet e shpërndarë plotësisht në një kërkesë që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i drejtoi Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, duke përfshirë brenda saj edhe mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska, dhe mandatin e gjyqtares tjetër në detyrë, Sonila Bejtja. Kërkesa e Begaj pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese në 16 Tetor 2025.

Këto “goditje” përkojnë saktësisht me kohën kur Sokol Sadushi drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, struktura që verifikon dhe u jep viston kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese.

Rasti “Elsa Toska”, manipulimi mafioz

Në shtator 2024, gjyqtarja kushtetuese e emëruar nga Parlamenti, Elsa Toska, dha dorëheqjen për arsye personale. Ajo ishte zgjedhur në vitin 2019 për një mandat të plot 9-vjeçar. Në vijim, kryeparlamentarja Elisa Spiropali shpalli procedurën për plotësimin e vakancës së krijuar.

Bazuar në praktikën e emërimit të Toskës, gjyqtari i ri, do të duhet të qëndronte në detyrë deri në përfundim të mandatit të saj të plot kushtetues, pra deri në fund të vitit 2028.

Konflikti me Parlamentin/ Manipulimi mafioz i Sadushit dhe i KED-it të tij
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Por, procedura e ndjekur nga Spiropali u kundërshtua fuqimisht nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Në vlerësimin e tij, mandati i Toskës, megjithëse i plot 9-vjeçar, në fakt përfshihej në atë që Kushtetuta e ka parashikuar si “skemë e ripërtëritjes 3-vjeçare të mandateve të gjyqtarëve kushtetues”.

Pretendimi nuk gjen bazë kushtetuese, megjithëse Sadushi prej muajsh po bën të gjithë përpjekjet për të kanalizuar procedurën e zëvendësimit të Elsa Toskës në hullinë e dëshiruar prej tij.

Për të arritur këtë qëllim, Sadushi po shfrytëzon pozicionin e tij një-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, struktura kushtetuese që verifikon kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese.

Në datë 29 Maj 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), miratoi vendimin nr.13, “Për pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave për në Gjykatë Kushtetuese dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Shqipërisë, për të vlerësuar rihapjen e thirrjes për paraqitjen e kandidatëve”.

Këshilli Emërimeve në Drejtësi deklaroi pezullimin, me faktin se “numri i kandidaturave ka rënë poshtë numrit 3”, pasi gjatë verifikimit u skualifikuan të paktën 8 nga 10 aplikantët.

Vendimi i KED-it për pezullimin e procedurës së nisur nga Kuvendi nuk ka asnjë bazë kushtetuese, pasi roli i kësaj strukture është vetëm verifikimi i kushteve dhe kritereve të kandidatëve, dhe më pas është organi i emërtesës, në rastin konkret Kuvendi, që vendos nëse duhet të zgjedhë gjyqtarin kushtetues apo të pezullojë procedurën.

Por, ajo që përbën situatën më skandaloze dhe mbi bazë mashtrimi, është argumenti i përdorur nga KED-i, i drejtuar nga Sadushi, se vendimi i pezullimit u mor “në zbatim të vendimit nr.84/2024 të Gjykatës Kushtetuese, që ka sanksionuar se, “përtëritja e rregullt me një të tretën çdo tre vjet mbetet parim i rëndësishëm dhe ka përparësi ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Konflikti me Parlamentin/ Manipulimi mafioz i Sadushit dhe i KED-it të tij
Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për pezullimin e procedurës së Kuvendit

Pra, duket qartë qe pezullimi (bllokimi) i procedurës së nisur nga Kuvendi për vakancën e krijuar nga dorëheqja e Elsa Toskës nuk ishte aspak “rënia poshtë 3 e numrit të kandidaturave”, por zbatimi i planit për rrëmbimin e mandateve kushtetuese, nëpërmjet “skemës së ripërtëritjes 3-vjeçare”.

Por, argumenti i Sadushit është tërësisht i rremë. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese (84/2024) që ai merr si referencë për të mbështetur skenarin e tij, nuk gjendet askund i artikuluar fraza që ai citon për “përparësinë e përtëritjes 3-vjeçare të mandateve kushtetues, përpara kohëzgjatjes së rregullt të mandatit të tyre”.

Përkundrazi, gjyqtarët kushtetues kanë miratuar një qëndrim tërësisht të ndryshëm nga pretendimi i Sadushit.

Në 23 Dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese miratoi vendimin nr.84, “Për deklarimin e mandatit të gjyqtares kushtetuese, Holta Zaçaj”.

Gjyqtarja Zaçaj, njëkohësisht edhe kryetare e Kushtetueses, u emërua nga Gjykata e Lartë në 25 Janar 2023. Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 2, datë 16.01.2023, ka vendosur: “Zgjedhjen e znj. Holta Zaçaj anëtare të Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”.

Holta Zaçaj është emëruar në detyrë sipas skemës së “ripërtëritjes”, sipas nenit 179/3 të Kushtetutës, që sanksionon:

“Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025 dhe gjyqtari i ri, që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit”.

Pra, Kushtetuta parashikon në mënyrë eksplicite përfshirjen dy mandateve në skemën e ripërtëritjes. Mandati i Zaçaj ishte njëri prej këtyre të dyve, pasi ajo zëvendësoi ish-gjyqtaren Vitore Tusha, të cilës i mbaronte mandati në vitin 2016. Ndërsa mandati i dytë që përfshihet në skemën e ripërtëritjes është ai i gjyqarit Sandër Beci, i cili zëvendësoi në detyrë anëtarin Fatmir Hoxha, që përfundoi mandatin në 2020.

Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë dyshim mbi mënyrën se si zbatohet neni 179, pika 3 e Kushtetutës për “skemën e ripërtëritjes”.

Në vendimin 84/2024 për mandatin e kryetares Holta Zaçaj, vendim që merret si referencë edhe në vendimin e Sadushit për pezullimin e procedurës së nisur nga Kuvendi për plotësimin e vakancës të krijuar nga dorëheqja e Elsa Toskës, Gjykata Kushtetuese thotë:

“32. Në vlerësimin e Gjykatës kjo dispozitë, sikurse ajo shprehet se ka për qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së saj, ka parashikuar specifikisht kufizimin e qëndrimit në detyrë të dy gjyqtarëve, të cilët do të zëvendësonin gjyqtarët që, për shkak të kohës së emërimit, mandati nuk u përfundonte në vitet 2016 dhe 2019, por një vit më pas dhe, konkretisht, në vitet 2017 dhe 2020, për të përputhur në këtë mënyrë situatën faktike me rregullin kushtetues të përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës. Në përputhje me këtë linjë arsyetimi, pas dhënies së opinionit të Komisionit të Venecias për projektligjin për ndryshimet kushtetuese (shih opinionin CDL(2016)02, paragrafi 81), në tekstin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës u shtua togfjalëshi “me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës”.

33. Në vijim të kësaj analize duket se me shtimin e këtij togfjalëshi në përmbajtje të dispozitës kalimtare, kushtetutëbërësi në ekuilibrin midis parimit të qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së Gjykatës, i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij të fundit…”.

Konflikti me Parlamentin/ Manipulimi mafioz i Sadushit dhe i KED-it të tij
Pjesë nga vendimi nr.84/2024 i Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të Holta Zaçaj

Leximi literal i këtyre dy paragrafëve tregon se, për Gjykatën Kushtetuese, është tërësisht e qartë që në skemën e përtëritjes përfshihen vetëm dy gjyqtarë, mandateve e të cilëve përmenden specifikisht në Kushtetutë.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se “Kushtetuta i ka kushtuar vëmendje të veçantë ripërtëritjes…” vetëm për dy mandatet e përmendura specifikisht (dhe që u takojnë Holta Zaçajt dhe Sandër Becit).

Në vendimin 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese nuk gjendet askund shprehja e përdorur nga Sokol Sadushi që “përtëritja e rregullt me një të tretën çdo tre vjet mbetet parim i rëndësishëm dhe ka përparësi ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk ka përdorur një shprehje të tillë, por, përkundrazi, ka ritheksuar se skema e ripërtëritjes përfshin vetëm dy mandate, siç ka parashikuar tekstualisht Kushtetuta./Dosja.al

dosja.al sokol sadushi ked holta zacaj


Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci