25 Maj 2026, 13:36
Nga I.A
Kongresi Aamerikan
SHBA- Dy kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, do të qëndrojnë sot në Serbi, ku do të vizitojnë edhe Luginën e Preshevës, të banuar me shumicë shqiptare. Ata do të priten nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, në Beograd, prej ku nesër do të shkojnë edhe në Preshevë.
Kryetarja e kësaj komune në jug të Serbisë, Ardita Sinani, shkroi në profilin e saj në Facebook se “Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit amerikan”.
“Një moment historik për Luginën”, sipas saj.
Me iniciativën e kongresistit Self, anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratuan në janar të këtij viti një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në vitin 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës - që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin - konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Një ditë më herët, Self dhe Subramanyam qëndruan në Sarajevë, ku takuan përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.
Atje diskutuan për “mënyrat për të forcuar partneritetin dypalësh dhe për të mbështetur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
Përmes një postimi në platformën X, Ambasada amerikane në Sarajevë nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në mesazhin e publikuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar (OHR) në Bosnje dhe Hercegovinë me rastin e vizitës së kongresistëve, u theksua po ashtu rëndësia e angazhimit amerikan ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.
Dy kongresistët u takuan me zëvendëspërfaqësuesin e parë të lartë, Louis Crishock, “për të diskutuar situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Delegacioni i kongresistëve amerikanë pritet të qëndrojë në Kosovë të martën.
Javën e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh, në mesin e tyre edhe Self.
“Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë. Kjo, kryesisht, për shkak të mbështetjes dërrmuese dypartiake që Kosova gëzon në Kongresin e SHBA-së”, shkroi Kurti në X, pas asaj bisede.
Në fund të prillit, Self, bashkë me kolegët e tij, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt NATO-s. Rezoluta me mbështetje dypartiake thekson, mes tjerash, se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”./REL
ana bërnabiç ardita sinani suhas subramanyam keith self
Aktualitet
25 Maj 2026, 12:27
E.d
Pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuat më parë në autostradën Fier- Lushnje, ku dy automjete ...
Aktualitet
25 Maj 2026, 12:07
E.d
Goran Gogiç
KILI- Media kiliane El Mostrador i ka kushtuar një artikull funksionimit të mafias shqiptare në Kili dhe lidhjes s&e...
Aktualitet
25 Maj 2026, 12:22
I.A
TIRANË- Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se falja e Kurban Bajramit do të zhvillohet dit&e...
Aktualitet
25 Maj 2026, 11:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli dhe ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi janë paraqitur ditën e sotme në GJKKO. ...
Aktualitet
25 Maj 2026, 11:47
E.d
Sendet e sekuestruara
SHKODËR- Policia ka kryer sërish kontrolle në burgje, ndërsa këtë herë kontrolli është k...
Aktualitet
25 Maj 2026, 11:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- 23-vjeçari Amadeo Fufi, i cili është edhe djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi ësht&eum...
Aktualitet
25 Maj 2026, 11:25
E.d
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KP...
Aktualitet
25 Maj 2026, 11:01
I.A
Marketi
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një market në zon&eum...
Aktualitet
25 Maj 2026, 10:50
E.d
Bombola e gazit
DURRËS- Një 25-vjeçar nga Bangladeshi humbi jetën ditën e djeshme nga asfiksia, si pasojë e shp&e...
Aktualitet
25 Maj 2026, 10:55
I.A
Shperthimi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar në orët e para të mëngjesi...